Nëntor 2020

Sqarimi për Kizhevakun: ekspertët e EULEX-it e përshkruajnë mënyrën se si e identifikuan ata lokacionin e saktë ku u zbuluan mbetjet mortore
20 nëntor 2020
Të hënën më 16 nëntor 2020, ekspertët nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Instituti i Mjekësisë Ligjore të Kosovës dhe Komisionit Qeveritar të Serbisë për Personat e Zhdukur zbuluan mbetje mortore në Kizhevak, ku ndodhet një gurore e madhe në Serbi.
Tetor 2020
Gjetjet dhe rekomandimet për përmirësimin e sistemit të drejtësisë të Kosovës: Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit e prezanton Raportin e tij publik të parë për Monitorimin e Drejtësisë
19 tetor 2020
Më 19 tetor, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e prezantoi Raportin e tij të parë publik të Monitorimit Sistematik dhe Tematik të Drejtësisë. Ky raport e mbulon periudhën prej muajit shtator 2019 deri në mes të muajit mars 2020 dhe përfshin gjetjet nga 107 raste dhe 312 seanca të monitoruara, si dhe rekomandime specifike për autoritetet e Kosovës për ta përmirësuar sistemin e drejtësisë.
Gusht 2020

“Deri në 20 persona të pagjetur do të mund të identifikoheshin me anë të ADN-së, sikur familjarët e të gjithë personave të pagjetur t`i jepnin mostrat e gjakut”, thotë një ekspert mjeko-ligjor i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit
30 gusht 2020
30 gushti e shënon Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjes së Dhunshme, prandaj Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i nderon viktimat e zhdukjes së dhunshme dhe i bën apel të afërmëve të gjithë personave të pagjetur që t’i japin mostrat e gjakut ashtu që të mund të përfundohet procesi i identifikimit të disa mbetjeve mortore në morgun e Prishtinës.
Maj 2020

“Fobitë dhe urrejtja nuk kanë vend në asnjë shoqëri”, thotë Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë
17 maj 2020
Data 17 maj shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë, prandaj Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) e valëvit flamurin me ngjyrat e ylberit në selinë e tij në Prishtinë për ta treguar përkrahjen e tij dhe për të bërë thirrje për barazi, drejtësi dhe përfshirje për të gjithë njerëzit pa marrë parasysh orientimin e tyre seksual, identitetin gjinor apo karakteristikat e seksit.
Prill 2020

“Ne kemi më shumë se 1640 arsye për të vazhduar punën tonë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve,” thotë me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur Shefi i Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit
27 prill 2020
Me rastin e shënimit në Kosovë të Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur, Misioni i BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) në Kosovë bënë homazhe për të gjithë personat që ende nuk janë gjetur dhe shprehë zotim për të vazhduar punën krah për krah me Institutin e Mjekësisë Ligjore të Kosovës për zbardhjen e fatit të mbi 1640 personave, që ende mbesin të pagjetur në Kosovë.
Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit u takua me Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale për ta diskutuar punën e PSRK-së dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me EULEX-in
27 prill 2020
Më 27 prill, Shefi i Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Lars-Gunnar Wigemark, u takua me Kryeprokurorin e Zyrës së Prokurorisë Speciale (PSRK), Blerim Isufaj, për ta diskutuar punën e PSRK-së dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me EULEX-in, përfshirë ndikimin e epidemisë me koronavirus në punën aktuale të PSRK-së.

EULEX-e mundëson riatdhesimin e 12 qytetarëve kosovarë dhe katër qytetarëve polakë, ndërsa i kthen në Kosovë 31 zyrtarë të Njësisë Policore të Specializuar
23 prill 2020
Më 22 prill, EULEX-i e kontraktoi një fluturim çarter nga Varshava, Poloni në Prishtinë, Kosovë për t’i sjellë 31 policë polakë të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it. Në të njëjtën kohë, me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, EULEX-i e mundësoi riatdhesimin pa pagesë të dymbëdhjetë qytetarëve të Kosovës të bllokuar në Poloni dhe Çeki.

EULEX i dhuron pajisje të teknologjisë informative Shërbimit Korrektues të Kosovës për të ndihmuar në rritjen e qasjes virtuale dhe telefonike për të burgosurit dhe për mundësimin e takimeve virtuale të stafit
10 prill 2020
Më 10 prill, Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, i dorëzoi Shërbimit Korrektues të Kosovës një donacion me 50 kompjuterë, 5 laptopë dhe 50 telefona mobil për të ndihmuar në rritjen e qasjes telefonike dhe virtuale për të burgosurit dhe për të lehtësuar takimet virtuale të stafit të shërbimit korrektues.
Mars 2020

Dita Ndërkombëtare e Gruas 2020: EULEX-i, Rrjeti i Grave të Kosovës dhe OJQ Të Drejtat e Grave e filluan fushatën për barazi gjinore
08 mars 2020
Lulet janë të bukura, por ne duam barazi gjinore në vendimmarrje, në të drejta pronësore, në negociata për paqe, dhe në mundësi për punësim
Shkurt 2020

EULEX-i e përmbyll trajnimin e specializuar për reagimet e para në rastet e dhunës në familje për zyrtarët e Policisë së Kosovës
21 shkurt 2020
Janar 2020

Shefi i ri i EULEX Kosova Lars-Gunnar Wigemark e mori detyrën
23 janar 2020
Më 23 janar, Ambasadori Lars-Gunnar Wigemark e mori detyrën si Shef i ri i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë...