European Union External Action
FacebookTwitterYoutube
Për EULEX Sektori Ekzekutiv Sektori i Fuqizimit Zyra për media Mundësi Punësimi Tenderët Kontakte
Search

Fillimi BreadCrumbTrailer Multimedia

Më shumë për Multimedia ...

Shefja e Misionit EULEX u takua me Zëvendëskryeministrin

Në vazhdën e takimeve me partnerët vendas dhe ndërkombëtarë në Kosovë, Shefja e Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) zj. Alexandra Papadopoulou e zhvilloi sot një takim me Zëvendëskryeministrin z. Enver Hoxhaj. Zj. Papadopoulou e uroi z. Hoxhajn për detyrën e re, si dhe e theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në mes të EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit. Po ashtu, gjatë këtij takimi Shefja e Misionit e theksoi rëndësinë e përkushtimit të institucioneve kosovare për tejkalimin e sfidave aktuale në fushën e sundimit të ligjit.

Përfaqësimi ligjor i drejtë dhe i qëndrueshëm – ‘Mësimet e mësuara’ të D4J

Prokurori i EULEX-it Drew G. Engel ligjëroi në punëtorinë e quajtur ‘Mësimet e mësuara’ të organizuar javën e kaluar nga programi “Demand 4 Justice” (D4J), një klinikë juridike e drejtpërdrejtë për përfaqësim ligjor pro bono (pa pagesë) të personave që kanë nevojë për ndihmë

Një delegacion nga Policia e Danimarkës viziton EULEX-in

Sot, Zëvendësshefi i EULEX-it z. Bernd Thran takoi një delegacion me përfaqësues nga Policia e Danimarkës për të diskutuar rreth kontributit të Danimarkës përmes zyrtarëve policorë të angazhuar në EULEX dhe nëpër misione ndërkombëtare në përgjithësi, dhe për të diskutuar rreth sundimit të ligjit në Kosovë

Policia e Kufirit dhe Dogana e Kosovës nikoqirë të takimit për Fuqizimin e Sigurisë së Kufirit

Dje, Këshilltari për MIK i EULEX-it, Alan Wilson mori pjesë në takimin e tretë tremujor të Iniciativës për Kufirin Jugor të sponsorizuar nga Programi i Departamentit të Shtetit i SHBA-ve për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufirit (EXBS) dhe i organizuar nga Policia e Kufirit dhe Dogana e Kosovës në Prishtinë

EULEX-i i jep donacion institucionit të Avokatit të Popullit të Kosovës

Sot, EULEX-i i ka dorëzuar një automjet Avokatit të Popullit të Kosovës si donacion për këtë institucion

Zv. shefi i Misionit EULEX i njoftoi akademikët lidhur me EULEX-in dhe Kosovën

Zëvendës Shefi i Misionit EULEX, Bernd Thran, në selinë e EULEX-it u takua sot me një numër të akademikëve nga e mbarë Evropa, duke e përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të Maison de l’Europe Strasbourg-Alsace (MESA), Martine Schneider, dhe Kreun e Akademisë në Europa Zentrum Baden-Wuttemberg, Ina Rubbert

Konferencë mbi temën e personave të pagjetur – Kërkimi vazhdon

Sot, më 23 gusht, në Prishtinë u mbajt konferenca për çështjen e personave të pagjetur e organizuar nga Qendra burimore për personat e pagjetur dhe e mbështetur nga Ambasada e Britanisë në Prishtinë. Tarja Formisto, zëvendësdrejtoreshë nga EULEX-i në Institutin e mjekësisë ligjore, bëri një prezantim të sfidave dhe rezultateve të arritura që nga viti 2000 në lidhje me identifikimin e suksesshëm të personave të pagjetur.

EULEX-i dhuron vetura ministrive të Kosovës

EULEX-i i ka dhuruar katër vetura Ministrisë së Administratës Publike dhe dy vetura Ministrisë për Komunitete dhe Kthim, si donacion për institucionet e Kosovës. EULEX-i ka traditë të gjatë të dhurimit të veturave dhe pajisjeve të tjera institucioneve të Kosovës për të mbështetur iniciativat për ngritjen e kapaciteteve dhe zbatimin e praktikave më të mira.

EULEX-i i priti studentët nga Universiteti i Majamit në selinë e këtij misioni

Sot, EULEX-in e vizituan studentët nga Ohajo për një varg ligjëratash nga zyrtarë të EULEX-it, si pjesë e një programi studimor veror të organizuar përmes bashkëpunimit ndërmjet agjencisë elektronike të lajmeve KosovaLive dhe Universitetit të Majamit.

  

EULEX Kosovo © E drejta e autorit & Heqja e përgjegjësisë
Rr. Muharrem Fejza, Ndërtesa Farmed, P.O. Box: 268 10000 Pristina, Kosovo
Tel: +381 (0) 38 78 2000 Fax: +381 (0) 38 78 4556 :: info@eulex-kosovo.eu