E drejta e autorit & Heqja e përgjegjësisë

E drejta e autorit & Heqja e përgjegjësisë

E drejta e autorit & Heqja e përgjegjësisë

E drejta e autorit:

Përmbajtja në faqen e internetit të EULEX-it i nënshtrohet rregullave të drejtës së autorit. Informatat e të dhënave të paraqitura në këtë faqe janë pronë e EULEX Kosova.

Në rastet kur shfrytëzohet përmbajtja e kësaj faqeje,  duhet të përmendet EULEX Kosova si burim i saj.

Fotografitë që i atribuohen EULEX Kosova mund të riprodhohen pa pagesë vetëm për qëllime jo komerciale. Në rastet kur shfrytëzohen fotografitë nga kjo faqe e internetit, kjo duhet t’i atribuohet EULEX Kosova.

Heqja e përgjegjësisë:

Këtë faqe të internetit e mirëmban EULEX Kosova me qëllim që ta rrisë qasjen e publikut në informata lidhur me ekipin e planifikimit dhe aktivitetet e tij. Ndërsa EULEX Kosova do të përpiqet të japë informata të sakta dhe me kohë, EULEX-i nuk mund të garantojë që të gjitha informatat apo të dhënat në këtë faqe janë të sakta dhe prandaj nuk pranon kurrfarë përgjegjësie apo detyrimi në lidhje me informatat apo të dhënat në këtë faqe.

Qasja në këtë faqe dhe shfrytëzimi i saj ofrohen nga EULEX Kosova duke i pasur parasysh kushtet në vijim: 

  1. EULEX Kosova nëpërmjet kësaj refuzon çdo detyrim apo përgjegjësi  që rrjedhë nga shfrytëzimi i informatave apo i të dhënave që gjenden në këtë faqe, përfshirë çdo shfrytëzim të papërshtatshëm, të gabuar apo mashtrues të informatave apo të dhënave të cilat ju ofrohen shfrytëzuesve.
  2. EULEX Kosova, pjesëtarët e stafit të tij, kontraktuesit dhe të punësuarit e tyre nuk mbahen përgjegjës për kurrfarë pasojash financiare apo të tjera, të cilat rrjedhin nga shfrytëzimi i informatave apo i të dhënave që i përmban kjo faqe, përfshirë shfrytëzimin e papërshtatshëm, të gabuar apo mashtrues të informatave apo të dhënave të tilla.
  3. Informatat apo të dhënat në këtë faqe nuk mund të riprodhohen apo të shfrytëzohen për qëllime komerciale.
  4. EULEX Kosova ju ofron shfrytëzuesve të faqes së internetit të ekipit planifikues informata të cilat EULEX Kosova, në bazë të kritereve dhe të lirisë së veçantë dhe të plotë të veprimit, i konsideron të përshtatshme për t’u publikuar.
  5. Informatat apo të dhënat e ofruara nganjëherë ju referohen faqeve të jashtme të internetit, të cilat EULEX Kosova nuk i kontrollon dhe në lidhje me të cilat e refuzon krejt përgjegjësinë.
  6. Konsultimi dhe/ose shfrytëzimi i faqes së internetit të EULEX Kosova automatikisht do të thotë pranim i heqjes dorë nga përgjegjësia e paraqitur më lartë.
  7. EULEX Kosova e rezervon të drejtën për të filluar çdo veprim ligjor që e konsideron të nevojshëm për shkeljen e ndonjërës nga këto pika lidhur me heqjen e përgjegjësisë.