Fillimi  BreadCrumbTrailerPër EULEX

Për EULEX

Misioni

EULEX Kosova ka filluar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje. Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është t’i asistojë autoriteteve të Kosovës në ngritjen e institucioneve të qëndrueshme dhe të pavarura të sundimit të ligjit. Mandati aktual i Misionit ka filluar për të mbuluar periudhën deri më 14 qershor 2020 në bazë të Vendimit të Këshillit CFSP 2018/856. EULEX-i funksionon brenda kornizës së Rezolutës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244.

Misioni EULEX i mbështetë institucionet relevante të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në përputhje të plotë me praktikat më të mira të BE-së. Në kuadër të mandatit aktual, Misioni zhvillon aktivitete të monitorimit dhe ka funksione ekzekutive të kufizuara. Misioni vazhdon t’i mbështetë Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në përputhje me legjislacionin përkatës të Kosovës.

Mandati

EULEX Kosova zbaton mandatin përmes Shtyllës për Monitorim dhe Shtyllës për Operacione
Shtylla për Monitorim bënë monitorimin e rasteve dhe gjykimeve të caktuara në sistemin e drejtësisë të Kosovës. Kjo Shtyllë i përqendron aktivitetet e veta të monitorimit në raste të përzgjedhura të cilat janë trajtuar nga EULEX-i gjatë mandatit të tij të mëparshëm që ka përfunduar në mes të qershorit 2018 dhe që më pastaj i janë dorëzuar gjyqësorit vendas, si dhe në raste të tjera që mund të kenë ndikim mbi rrugëtimin evropian të Kosovës.

Shtylla për Monitorim po ashtu e mbështetë Shërbimin Korrektues të Kosovës për të zhvilluar ekip menaxherial të lartë të konsoliduar dhe profesionist si dhe kapacitete të qëndrueshme për të luftuar ndërhyrjet e papranueshme dhe trajtimet preferenciale të të burgosurve.

EULEX-i vazhdon të ofrojë mbështetje teknike për zbatimin e marrëveshjeve përkatëse nga Dialogu i fasilitiar nga BE-ja për normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Funksionet operacionale kryhen nga Shtylla Operative e Misionit e cila ka kapacitet të mbetur të kufizuar si reagues i dytë në fushën e sigurisë dhe ofron mbështetje të vazhduar për kapacitetet e Policisë së Kosovës për kontrollin e turmave dhe të trazirave. Misioni vazhdon ta menaxhojë programin e tij për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe i ndihmon Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar me mbështetje logjistike dhe operacionale në pajtim me legjislacionin përkatës të Kosovës.

Shefja e Misionit: Alexandra Papadopoulou

EULEX-i është plotësisht i përkushtuar ndaj përfshirjes së të drejtave të njeriut si edhe të standardeve të perspektivës gjinore dhe të barazisë gjinore në të gjitha aktivitetet e tij, qoftë në kuadër të Misionit si edhe duke punuar me institucionet e Kosovës.
 

Gratë në sundimin e ligjit

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Kur ishte lindur në një qytet akademik të largët të Siberisë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, familja e Yulias ishte e bindur se ajo do të vazhdonte hapat e ...

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Shefi i njësisë së Hetimeve të Krimeve të Luftës, Matti Raatikainen spjegon hetimet e krimeve të luftës në EULEX