Çfarë është politika e jashtme e BE-së?

Çfarë është politika e jashtme e BE-së?

Çfarë është politika e jashtme e BE-së?

Politika e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri (CFSP) e Bashkimit Evropian është themeluar me miratimin e Traktatit të Maastricht-it në vitin 1992. Qëllimet që synohet të realizohen përmes saj janë: të ruhet paqja dhe fuqizimi i sigurisë ndërkombëtare në pajtim me parimet e Konventës së Kombeve të Bashkuara; promovimin e bashkëpunimit ndërkombëtarë; dhe për zhvillimin dhe konsolidimin e demokracisë, sundimin e ligjit dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe liritë themelore.

Me Traktatin e Amsterdamit (1997) është themeluar zyra e Përfaqësuesit të Lartë për CFSP, roli i të cilit ka qenë që të koordinojë politikën e jashtme të BE-së dhe çështjet në lidhje me Presidencën me rotacion; të flas në emër të BE-së për çështjet e caktuara për politikë të jashtme.

Shtetet anëtare të BE-së janë ato që sajojnë parimet dhe udhëzimet e përgjithshme për Politikën e Përbashkët për Punë të Jashtme dhe Siguri. Bazuar në këtë pastaj Këshilli i Ministrave miraton ‘veprime të përbashkëta’ apo ‘qëndrime të përbashkëta’. (njëherit edhe EULEX-i është themeluar me Veprim të Përbashkët.)

Politika e Përbashkët për Mbrojtje dhe Siguri (CSDP) është një komponentë kryesore. Misioni i EULEX-it është njëri nga misionet e CSDP të udhëhequra nga Bashkimi Evropian.

Me 1 dhjetor 2009 ka hyrë në fuqi Traktati i Lisbonës. Traktati ka themeluar pozitën e Përfaqësuesit të Lartë të Unionit për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë.

Kjo pozitë përfshinë tre funksione: Përfaqësues i Këshillit për CFSP, President i Këshillit për Punë të Jashtme dhe Zëvendës President i Komisionit. Aktualisht këtë pozitë e mbanë Josep Borrell Fontelles.