Fillimi  BreadCrumbTrailerQendra informuese për çështje gjinore

Mirë se erdhët në Qendrën informuese për çështje gjinore

Informatat e mëposhtme paraqesin një përmbledhje të normave përkatëse ndërkombëtare për barazinë dhe çështjet gjinore. Qendra informuese për çështje gjinore e krijon një bibliotekë ku mund të gjeni informata për ligjet, politikat dhe praktikat ndërkombëtare me theks të posaçëm për PPSM (anglisht “CSDP”). Përveç kësaj, ajo funksionon si burim i informatave për temat që kanë të bëjnë me çështjet gjinore në Kosovë.

Çështjet gjinore në EULEX

EULEX-i është i përkushtuar plotësisht për përfshirjen e perspektivës gjinore në të gjitha aktivitetet e tij, qofshin ato përbrenda këtij Misioni, si dhe në punën e tij me institucionet dhe shoqërinë kosovare. Gjithashtu, EULEX-i siguron që rregulloret dhe aktivitetet e tij të jenë të përgatitura në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare për barazinë gjinore. Ndërsa drejtuesit e misionit  e bartin përgjegjësinë e përgjithshme për çështjet gjinore, të gjithë punëtorët kanë përgjegjësi që ta marrin parasysh perspektivën gjinore në punën e tyre.

Këshilltarja gjinore

EULEX-i e ka një Këshilltar Gjinor Ndërkombëtar të punësuar me orar të plotë e cila jep këshilla strategjike për çështjet gjinore gjatë zbatimit të mandatit të këtij misioni. Kjo këshilltare jep kontributin e saj në dokumentet dhe raportet e këtij misioni, në ligjet përkatëse dhe i mbështet mekanizmat e zbatimit përkitazi me barazinë gjinore dhe të drejtat e grave në fushën e sundimit të ligjit. Po ashtu, këshilltarja bën kërkime dhe analiza, përgatit dhe mban trajnime për çështjet gjinore, si dhe bashkëpunon me institucionet kosovare, organizatat e shoqërisë civile dhe me organizatat ndërkombëtare.  Këshilltaren Gjinore e ndihmojnë Pikat e Kontaktit për çështje gjinore.

Pikat e kontaktit për çështje gjinore

Pikat e kontaktit për çështje gjinore janë punëtorë të zyrave dhe njësive të ndryshme të këtij Misioni, të caktuar për të ndihmuar në çështjet gjinore dhe për integrimin e perspektivës gjinore në punën e zyrave përkatëse të tyre. Aktivitetet e tyre lidhur me çështjet gjinore e përfshijnë punën në nivel të brendshëm dhe atë të jashtëm të këtij misioni.

Gratë në sundimin e ligjit

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Kur ishte lindur në një qytet akademik të largët të Siberisë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, familja e Yulias ishte e bindur se ajo do të vazhdonte hapat e ...

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Shefi i njësisë së Hetimeve të Krimeve të Luftës, Matti Raatikainen spjegon hetimet e krimeve të luftës në EULEX