Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX Kosovo) është lansuar në vitin 2008 si misioni civil më i madh në kuadër të Politikës së Përbashkët të Bashkimit Evropian për Siguri dhe Mbrojtje.
Misioni i përgjithshëm i EULEX-it është të mbështesë institucione të caktuara të sundimit të ligjit në Kosovë në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, të lira nga ndërhyrjet politike dhe në pajtueshmëri të plotë me standardet ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe praktikat evropiane më të mira, me anë të aktiviteteve të monitorimit, mentorimit dhe këshillimit, dhe ka funksione ekzekutive të kufizuara.
Mandati aktual i EULEX-it mbulon periudhën deri më 14 qershor 2027 në bazë të Vendimit të Këshillit (CFSP) 2025/1161.
Misioni operon brenda kornizës së Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244.
Shefi i Misionit: Z. Giovanni Pietro Barbano
EULEX-i është i përkushtuar për përmbushjen e obligimeve të tij për përfshirjen e aspektit gjinor dhe të të drejtave të njeriut në të gjitha aktivitetet e tij, si brenda Misionit ashtu edhe në punën me institucionet e Kosovës.
Mandati: deri më 14 qershor 2027
Shefi i Misionit: Z. Giovanni Pietro Barbano
Kapaciteti i autorizuar: deri në 396 pjesëtarë të Misionit
Selia: Prishtinë, Kosovë
Baza ligjore: Veprimi i Përbashkët i BE-së i datës shkurt 2008 dhe Vendimet pasuese të Këshillit të datës qershor 2010, 2012, 2014, 2016, 2018, 2020, 2021, 2023, 2025.
EULEX-i mbështetet nga të gjitha 27 shtetet anëtare dhe pesë shtete kontribuuese (Kanadaja, Norvegjia, Zvicra, Türkiye, dhe Shtetet e Bashkuara).