European Union External Action
FacebookTwitterYoutube
Për EULEX Sektori Ekzekutiv Sektori i Fuqizimit Zyra për media Mundësi Punësimi Tenderët Kontakte
Search

Fillimi BreadCrumbTrailer Multimedia

Më shumë për Multimedia ...

Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës e vizitoi EULEX-in

Dje, Shefja e Misionit EULEX zj. Alexandra Papadopoulou u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, z. Timo Soini.
Zj. Papadopoulou bashkë me Ministrin shkëmbyen pikëpamje lidhur me situatën e tanishme në Kosovë dhe e njoftoi lidhur me mandatin e këtij Misioni dhe angazhimet e tij për të ndihmuar në fuqizimin e institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë. Po ashtu, ajo e falënderoi Ministrin për kontributin e vlefshëm të Finlandës në EULEX.

Zëvendës-Shefi i Misionit EULEX e priti ZV-Komandantin e ri të KFOR-it

Sot, Zëvendës Shefi i EULEX-it, Bernd Thran u takua me Zëvendës Komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Brigade Janos Csombok, të cilin e prezantoi zyrtarisht Zv. Komandanti në largim i KFOR-it, Gjeneral Brigade Christian Riener.

EULEX-i i priti studentët e Studimeve Evropiane për vizitë në këtë Mision

Sot, 28 shtator, studentë nga Instituti për Studime Evropiane nga Universiteti Teknik Chemnitz e vizituan Misionin EULEX si pjesë e vizitës studimore të tyre në Kosovë.

Shefja e Misionit EULEX u takua me Zëvendëskryeministrin

Në vazhdën e takimeve me partnerët vendas dhe ndërkombëtarë në Kosovë, Shefja e Misionit për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) zj. Alexandra Papadopoulou e zhvilloi sot një takim me Zëvendëskryeministrin z. Enver Hoxhaj. Zj. Papadopoulou e uroi z. Hoxhajn për detyrën e re, si dhe e theksoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit në mes të EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës në fushën e sundimit të ligjit. Po ashtu, gjatë këtij takimi Shefja e Misionit e theksoi rëndësinë e përkushtimit të institucioneve kosovare për tejkalimin e sfidave aktuale në fushën e sundimit të ligjit.

Shefja e EULEX-it u takua me Ministrin e Punëve të Jashtme

Shefja e Misionit të Sundimit të Ligjit në Kosovë (EULEX), Alexandra Papadopoulou, u takua sot me Ministrin e ri të Punëve të Jashtme dhe Zëvendëskryeministrin e Kosovës, z. Behgjet Pacolli
Shefja e EULEX-it e përgëzoi z. Pacolli për pozitën e tij të re duke e theksuar rëndësinë e vazhdimit të partneritetit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe EULEX-it në fushën e sundimit të ligjit, e cila është shumë e rëndësishme për Kosovën.

Seminari dyditor në mbështetje të zhvillimit të Qendrës për Bashkëpunimin Policor Trepalësh në Mal të zi

Këshilltari për MIK i EULEX-it, Alan Wilson mori pjesë në një seminar dyditor të përqendruar në “Shkëmbimin e praktikave më të mira” për zhvillimin e Qendrës për Bashkëpunim Policor Trepalësh në Plavë, Mali i zi. Ky takim u mbajt në Podgoricë dhe Plavë më 19 dhe 20 shtator dhe ishte i sponsorizuar nga Programi i Departamentit të Shtetit i SHBA-ve për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufirit (EXBS) në partneritet me Projektet e IPA 2013 për Ballkanin Perëndimor.

Shefja e Misionit EULEX u takua me Ministrin e ri të Punëve të Brendshme

Shefja e Misionit të BE-së për Sundimi të Ligjit në Kosovë (EULEX) Alexandra Papadopoulou u takua me Ministrin e ri të Punëve të Brendshme të Kosovës Flamur Sefaj. Papadopoulou e theksoi vazhdimin e bashkëpunimit ndërmjet këtij Misioni dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB) drejt fuqizimit të institucioneve të sundimit të ligjit në Kosovë.
Papadopoulou e uroi Ministrin e ri të Punëve të Brendshme. Ajo u shpreh për vazhdimin e mbështetjes së kësaj Ministrie dhe e theksoi rëndësinë e avancimit të bashkëpunimit EULEX-MPB.

EULEX-i jep donacione për institucionet e Kosovës

EULEX-i i ka dorëzuar dy automjete Zyrës së Kryeministrit të Kosovës dhe dy automjete Institutit për Mbrojtjen e Monumenteve si donacione për këto institucione. EULEX-i e ka një traditë të gjatë të dhurimit të automjeteve dhe pajisjeve tjera institucioneve të Kosovës në mbështetje të iniciativave për ndërtimin e kapaciteteve dhe zbatimit të praktikave më të mira.

Shefja e Misionit EULEX u takua me Ambasadorin e Sllovenisë

Shefja e Misionit EULEX zj. Alexandra Papadopoulou u takua sot me Ambasadorin e ri të Sllovenisë në Kosovë SH.T. Bojan Bertoncelj. Zj. Papadopoulou e njoftoi atë lidhur me mandatin e këtij Misioni dhe për angazhimet për t’i fuqizuar institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë, ndërsa Ambasadori Bertoncelj e ri-konfirmoi përkushtimin afatgjatë të Sllovenisë ndaj EULEX-it.

  

EULEX Kosovo © E drejta e autorit & Heqja e përgjegjësisë
Rr. Muharrem Fejza, Ndërtesa Farmed, P.O. Box: 268 10000 Pristina, Kosovo
Tel: +383 (0) 38 78 2000 Fax: +383 (0) 38 78 4556 :: info@eulex-kosovo.eu