Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerKomunikata për Media  BreadCrumbTrailerSakrifica sublime: EULEX-i e përkujton Audrius...

Sakrifica sublime: EULEX-i e përkujton Audrius Šenavičiusin

19 shtator 2017

Sot, EULEX-i e shënon përvjetorin e katërt të vdekjes së Audrius Šenavičiusit, doganierit lituanez, i cili u va në krye të detyrës në pjesën veriore të Kosovës më 19 shtator 2013. Shefja e Misionit Alexandra Papadopoulou vendosi një kurorë me lule në nderim të tij në vendin ku u vra ai. Kurse i tërë misioni e nderoi atë duke e mbajtur një minutë heshtje. Gjithashtu, ishin të pranishëm edhe një përfaqësues i komunës së Zveçanit / Zveçanit dhe komandant rajonal i Policisë  së Kosovës në veri, Nenad Gjuriç.

“Sot katër vite më parë u vra tragjikisht kolegu ynë Audrius Šenavičius. Sot ne po e nderojmë jetën e tij dhe shërbimin e përkushtuar të tij. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të. Unë e ndaj dhimbjen me gruan dhe dy djemtë e tij, të cilët sot e kësaj dite ende nuk kanë marrë përgjigje në shumë pyetje lidhur me vrasjen e tij,” tha Papadopoulou.

Selia e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm (EEAS) e ka përjetësuar jetën dhe vdekjen e Šenavičiusit duke e shkruar emrin e tij në pllakën përkujtimore krahas pjesëtarëve tjerë të BE-së të cilët kanë rënë në krye të detyrës për t’ia përkujtuar të gjithëve çmimin e lartë të cilin e kanë paguar shumë prej tyre në mbrojtje të vlerave evropiane në mbarë botën.

“Audriusi bëri sakrificën sublime.  Asgjë nuk mund ta zëvendësojë humbjen e ndonjë të dashuri. Ne humbën një pjesëtar të çmuar të ekipit tonë, kurse drejtësia duhet të vihet në vend. Unë i apeloj çdo personi që ka çfarëdo  informate që të paraqitet,” theksoi Papadopoulou.

EULEX-i vazhdon të kërkojë informata të cilat mund të ndihmojnë që kryerësit e vrasjes së Audriusit të dalin para drejtësisë. Ajo që mund të duket e parëndësishme apo e dhënë e vogël mund të jetë informatë shumë e rëndësishme për hetuesit.

EULEX-i i bën lutje çdo personi që ka informata të thërret në numrin +381 38 284 181 ose ta vizitojë faqen tonë të internetit http://www.eulex-kosovo.eu/ për më shumë informata. EULEX-i ofron shpërblim prej 82.000 Euro për çfarëdo informate e cila sjell deri te arrestimi i kryerësit(ve) të vrasjes.

Prapa

Zyra për Informim

Gratë në sundimin e ligjit

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Kur ishte lindur në një qytet akademik të largët të Siberisë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, familja e Yulias ishte e bindur se ajo do të vazhdonte hapat e ...

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Shefi i njësisë së Hetimeve të Krimeve të Luftës, Matti Raatikainen spjegon hetimet e krimeve të luftës në EULEX