European Union External Action
FacebookTwitterYoutube
Për EULEX Operativa Monitorim Zyra për media Mundësi Punësimi Tenderët Kontakte
Search

Fillimi BreadCrumbTrailer Multimedia

Shefja e Misionit EULEX u takua me përfaqësuesit e Qendrës Burimore për Personat e Pagjetur

14 shkurt

Dje, në selinë e EULEX-it në Prishtinë, Shefja e Misionit EULEX, zj. Alexandra Papadopoulou u takua me përfaqësuesit e Qendrës Burimore për Personat e Pagjetur (QBPP) bashkë-kryesuesit, z.Bajram Qerkini dhe z. Milorad Trifunović. Po ashtu, të pranishëm në takim ishin ekspertët e EULEX-it nga kjo fushë.

Qendra Burimore për Personat e Pagjetur, një OJQ e themeluar në muajin mars 2017, përqendrohet në bashkërendimin e aktiviteteve të familjeve të personave të pagjetur në Kosovë në kërkim të zbardhjes së fatit të më të dashurve të tyre. Kjo Qendër mbështetet nga UNMIK-u.

EULEX-i ka kontribuar në kërkimet e Kosovës për të pagjeturit me anë të një ekipi të ekspertëve mjeko-ligjorë të cilët punojnë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë së Kosovës. Angazhimet e tyre për t’u ndihmuar autoriteteve lokale për përcaktimin e fatit të pagjeturve janë duke vijuar. Paralelisht me këtë, gjatë viteve të kaluara, EULEX-i e ka trajnuar ekipin lokal të terrenit për të kryer vlerësime të lokacioneve dhe zhvarrime.
 

Prapa

EULEX Kosovo © E drejta e autorit & Heqja e përgjegjësisë
Rr. Muharrem Fejza, Ndërtesa Farmed, P.O. Box: 268 10000 Pristina, Kosovo
Tel: +383 (0) 38 78 2000 Fax: +383 (0) 38 78 4556 :: info@eulex-kosovo.eu