Më shumë për Multimedia ...

Më shumë për Multimedia ...

Policia e Kufirit dhe Dogana e Kosovës nikoqirë të takimit për Fuqizimin e Sigurisë së Kufirit

07 shtator 2017

Dje, Këshilltari për MIK i EULEX-it, Alan Wilson mori pjesë në takimin e tretë tremujor të Iniciativës për Kufirin Jugor të sponsorizuar nga Programi i Departamentit të Shtetit i SHBA-ve për Kontrollin e Eksportit dhe Sigurinë e Kufirit (EXBS) dhe i organizuar nga Policia e Kufirit dhe Dogana e Kosovës në Prishtinë.

Qëllimi i kësaj iniciative është krijimi i një grupi punues të përhershëm ndërkufitar të përbërë nga agjencitë për sigurimin e kufirit nga Shqipëria, Kosova, IRJM—a dhe Mali i zi në mënyrë që të luftohen trafikimi ndërkufitar i paligjshëm, krimet trans-nacionale, përhapja e armëve të shkatërrimit masiv dhe armëve konvencionale të avancuara, dhe terrorizmi.

Në këtë takim morën pjesë gjithashtu përfaqësuesit e Instrumentit të BE-së për Programin e Para-anëtarësimit dhe u përqendrua në nevojën për t’i shfrytëzuar kapacitetet e inteligjencës dhe analizimit të rrezikut në operacionet për sigurinë e kufirit, duke e rritur bashkëpunimin ndërmjet agjencive dhe atë ndërkufitar, rëndësinë e organizimit të trajnimeve rajonale, shkëmbimin e informatave, Sistemin e të Dhënave Paraprake të Udhëtarëve, si dhe ndërlidhjen me bazat e të dhënave informatike rajonale dhe të BE-së.  Po ashtu, pjesëmarrësit e vizituan Qendrën Kombëtare të Kosovës për Menaxhimin e Kufirit.