European Union External Action
FacebookTwitterYoutube
Për EULEX Sektori Ekzekutiv Sektori i Fuqizimit Zyra për media Mundësi Punësimi Tenderët Kontakte
Search

Fillimi BreadCrumbTrailer Sektori Ekzekutiv

Sektori Ekzekutiv

Sipas mandatit të ri të Misionit, gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it vazhdojnë të jenë të bashkë-vendosur në institucionet e Kosovës dhe të shërbejnë në pajtueshmëri me ligjin e Kosovës deri sa të bëhet transferimi i plotë i funksioneve tek autoritetet kompetente të Kosovës. Gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it bëjnë ndjekjen penale dhe gjykimin e rasteve në kuadër të drejtës kushtetuese, civile (kontestet pronësore dhe çështjet e privatizimit), si dhe lëndët e përzgjedhura penale shumë të ndjeshme (krime të luftës, terrorizmin, krimet ndër-etnike, krimin e organizuar dhe korrupsionin), ekskluzivisht dhe së bashku me homologët e tyre kosovarë. 

Të gjitha lëndët për të cilat EULEX-i nuk ka më juridiksion prej 15 prillit 2014, do të vazhdojnë të trajtohen ekskluzivisht nga autoritetet gjyqësore dhe prokuroriale të Kosovës.  Kryeprokurori i EULEX-it i identifikon lëndët që janë në proces, të cilat mund t’ju barten organeve të ndjekjes të Kosovës. Disa prej këtyre lëndëve do të monitorohen nga Sektori i Fuqizimit. Në rrethana të jashtëzakonshme të përkufizuara me ligj, Kryeprokurori i EULEX-it është kompetent që të kërkojë që lëndët e reja t’ju caktohen prokurorëve të EULEX-it. Po kështu, Kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it mund të kërkojë nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës që gjyqtarët e EULEX-it të jenë të pranishëm në trupat gjykues për rastet në proces apo të reja. Lëndët e përbashkëta, hetohen dhe ndiqen penalisht nga ekipe të përziera të përbëra nga autoritetet e ndjekjes të Kosovës dhe prokurorët e EULEX-it. Në këto raste, Sektori Ekzekutiv i mentoron homologët e tyre kosovarë e në formë të bashkëpunimit me kolegët e nivelit të njëjtë. 

Sapo të emërohet dhe të integrohet personeli gjyqësor në Gjykatën dhe Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, të gjitha lëndët e EULEX-it në rajonin e Mitrovicës do të konsiderohen si lëndë të përbashkëta. 

Në fushën e të drejtës civile, mandati i gjyqtarëve të EULEX-it është i kufizuar në lëndët që bëjnë pjesë në juridiksionin e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për çështjet e lidhura me Agjencinë Kosovare të Privatizimit. Përveç kësaj, Sektori Ekzekutiv është përgjegjës për rastet që bëjnë pjesë në juridiksionin e  Paneleve të Apelit lidhur me vendimet e Komisionit të Kërkesave Pronësore të Kosovës. 

Zëvendës-shefi i Sektorit Ekzekutiv të Policisë është përgjegjës për zbatimin e mandatit të Misionit në fushën e policisë ekzekutive. Ai është homolog i drejtpërdrejtë i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.  

Policia e EULEX-it e mbështetë hetimin dhe ndjekjen e rasteve penale të ndjeshme të EULEX. Ajo vazhdon me Programin e Mbrojtjes së Dëshmitarëve dhe mban kontakte me autoritetet policore në rajon dhe jashtë tij, duke përfshirë EUROPOL-in dhe INTERPOL-in.  Policia e EULEX-it i ofron ndihmë edhe Institutit të Mjekësisë Ligjore. Njësia e specializuar e saj në mënyrë të kufizuar angazhohet në raste të incidenteve gjatë trazirave publike dhe e ndihmon Njësinë e Policisë së Kosovës për Kontrollin e Turmave dhe Trazirave. 

Ekspertët forenzik të EULEX-it të vendosur në Institutin e Mjekësisë Ligjore i kryejnë funksionet e tyre ekzekutive për zgjidhjen e rasteve të personave të pagjetur në Kosovë.

Udhëheqëse e Sektorit Ekzekutiv është Dr. Katja Dominik. Zëvendësshef dhe Kryeprokuror i EULEX-it është Claudio Pala. Zëvendësshef i Sektorit Ekzekutiv (Policia) është Cezary Luba. Malcolm Simmons është Kryetar i gjyqtarëve të EULEX-it.

Roli ekzekutiv i Misionit do të zvogëlohet gradualisht me zhvillimin e institucioneve të Kosovës për sundimin e ligjit dhe me marrjen e më shumë përgjegjësive në këto fusha nga ana e tyre.

Sektori Ekzekutiv e mbështet zbatimin e praktikave më të mira evropiane lidhur me të drejtat e njeriut dhe me parimet e tjera përkatëse ligjore. Ky Sektor punon për t’i mbështetur autoritetet e Kosovës me bashkëpunim ndërkombëtar lidhur për çështjet policore dhe të drejtësisë.

EULEX Kosovo © E drejta e autorit & Heqja e përgjegjësisë
Rr. Muharrem Fejza, Ndërtesa Farmed, P.O. Box: 268 10000 Pristina, Kosovo
Tel: +381 (0) 38 78 2000 Fax: +381 (0) 38 78 4556 :: info@eulex-kosovo.eu