Zëvendësshefe e Misionit

Zëvendësshefe e Misionit

Zëvendësshefe e Misionit


Emily Rakhorst

Zëvendësshefe e Misionit, Emily Rakhorst

Biografia:

Zj. Emily Rakhorst është një këshilltare ligjore ndërkombëtare, e specializuar në mjediset e konfliktit dhe pas konfliktit. Me një karrierë që përfshin role të ndryshme brenda misioneve civile të Bashkimit Evropian (BE) për menaxhimin e krizave, si dhe në Kombet e Bashkuara (OKB), ajo i përkushtohet avancimit të drejtësisë për ata që preken nga konfliktet.

Zonja Rakhorst është juriste e diplomuar, me specializim në drejtësinë penale, nga Universiteti i Groningenit, Holandë. Ekspertiza e saj qëndron në fushat e drejtësisë penale ndërkombëtare, veçanërisht në trajtimin e krimeve të luftës, avokimin e sundimit të ligjit dhe koordinimin e reformave gjithëpërfshirëse të sektorit të drejtësisë.

Përgjatë karrierës së saj, ajo në mënyrë progresive mori role të përgjegjshme, që shpeshherë kanë kërkuar një koordinim të gjerë me hisedarë të ndryshëm të drejtësisë dhe me donatorë të ndryshëm. Pika të rëndësishme në rrugëtimin e saj përfshijnë ofrimin e mbështetjes së dobishme në formimin e një misioni të ri të BE-së në Armeni, rolin e saj në kuadër të Ekipit Planifikues për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrën Administrative në Hagë, si dhe kontributet e saj në krijimin e një force policore për të mitur në Bregun Perëndimor, që synon mbrojtjen e të drejtave të rinjve.

Në cilësinë e saj të fundit si Shefe e Stafit në Misionin e Bashkimit Evropian për Monitorim (EUMM) në Gjeorgji, ajo drejtoi një organizatë me rreth 350 pjesëtarë të përkushtuar të stafit me detyrën e monitorimit të Marrëveshjes gjashtë-pikëshe të ndërmjetësuar nga BE-ja, e cila edhe i dha fund luftës së gushtit të vitit 2008.


Përvoja profesionale:

Sot: Zëvendësshefe e Misionit, EULEX Kosovo
Qershor 2021 - Mars 2023 - Shefe e Stafit, EUMM Gjeorgji
Tetor 2020 - Qershor 2021 - Konsulente e pavarur për Sundimin e Ligjit
Prill 2016 - Shtator 2020 - Udhëheqëse e Njësisë për Menaxhimin e Gjykatës, Zyra Administrative e Dhomave të Specializuara të Kosovës
Shkurt 2015 - Prill 2016 - Eksperte për shërbimet e gjykatave, Ekipi Planifikues për Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyrës Administrative - EULEX Kosovo
Shtator 2013 - Shkurt 2015 - Konsulente e pavarur për Sundimin e Ligjit
Gusht 2008 - Qershor 2013 - Eksperte e Drejtësisë, EUPOL COPPS Palestinë
Shkurt 2007 - Gusht 2008 - Zyrtare Ligjore, Dhomat, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY)
Shkurt 2004 - Janar 2007 - Bashkëpunëtore Ligjore, Dhomat, Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë (ICTY)
Prill 2000 - Shkurt 2004 - Nëpunëse e gjyqtarit, Gjykata e Qarkut Amsterdam, Seksioni i Drejtësisë Penale.