Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerZyrtarë të EULEX-it morën pjesë në takimin...

Zyrtarë të EULEX-it morën pjesë në takimin dhe seminarin e këshillit drejtues të SEED

05 korrik

EULEX-i (Njësia Këshilluese për Çështje Policore dhe Kufitare – Alan Wilson dhe Luca Zonta) mori pjesë në ‘Takimin dhe seminarin e këshillit drejtues të SEED të projektit “Mirëmbajtja dhe zhvillimi  i SEED” të mbajtur në Beograd më 27 dhe 28 qershor. Takimi dhe seminari i SEED u bashkë-kryesuan nga DG NEAR dhe nga Agjencia Italiane për Dogana dhe Monopole, e cila edhe administron projektin SEED.

Në këtë takim morën pjesë delegacione nga të gjitha administratat doganore prej të gjitha shteteve anëtare të SEED (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, IRFJM, Kosova, Mali i Zi dhe Serbia), si dhe përfaqësues nga strukturat e CEFTA-s (Komiteti për lehtësimin e tregtisë).

Pjesëmarrja e EULEX-it u mirëprit nga kryesia e takimit dhe e seminarit, me ç’rast EULEX-i u ftua të bëjë një prezantim të shkurtë rreth iniciativës së fundit të SEED, e cila është në kuadër të dialogut të fasilituar nga BE-ja, përkatësisht themelimi i ‘Grupit teknik të SEED’, roli dhe objektivat e tij.

E ardhmja e SEED tani është e sigurt dhe do të inkorporohet si SEED+ në kornizën e CEFTA-s-Protokollit shtesë 5. 

Marrëveshja për Tregti të Lirë e Evropës Qendrore (CEFTA) është marrëveshje tregtare mes shteteve jo-anëtare të BE, palët e së cilës tani janë kryesisht nga Evropa juglindore – si më 1 korrik 2013, palët e marrëveshjes CEFTA janë: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, IRFJM, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, dhe Serbia;

Grupi teknik SEED përbëhet prej përfaqësuesve të katër palëve të interesit: Administratat doganore të palëve nga Beogradi dhe Prishtina, Ekipi i mirëmbajtjes së SEED dhe EULEX – Qëllimi: të zgjidhen problemet për lehtësimin e qarkullimit të mallrave komerciale nëpër pikëkalimet e përbashkëta;

Objektivat e protokollit shtesë 5 të CEFTA janë: thjeshtëzimi i inspektimeve që ndërlidhen me procedurat e zhdoganimeve, zvogëlimi i formaliteteve, shkëmbimi i të dhënave mes autoriteteve doganore me anë të instrumenteve elektronike,  njohja reciproke e programeve kombëtare të operatorëve ekonomikë të autorizuar, zbatimi i menaxhimit të rreziqeve, përqendrimi tek ngarkesat me rrezikshmëri të lartë dhe përshpejtimi i lirimit të ngarkesave me rrezikshmëri të ulët, vënia në dispozicion e njoftimeve elektronike për kontrollet apo inspektimet nëpër faqet e internetit të autoriteteve kompetente si dhe në pakon e CEFTA-s për transparencë;

Prapa

Zyra për Informim

Gratë në sundimin e ligjit

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Kur ishte lindur në një qytet akademik të largët të Siberisë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, familja e Yulias ishte e bindur se ajo do të vazhdonte hapat e ...

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Shefi i njësisë së Hetimeve të Krimeve të Luftës, Matti Raatikainen spjegon hetimet e krimeve të luftës në EULEX