Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailer"Mens rea"

"Mens rea"

26 shkurt 2015

Për shumicën e veprave penale kërkohet diçka që avokatët i referohen si "mens rea", që rrjedh nga latinishtja për "mendje fajtore" ose qëllimi për të kryer krimin. 

Shpesh, vështirësia më e madhe në rastet e pretenduara të korrupsionit nuk është vetëm sjellja e kundërligjshme, por po ashtu edhe qëllimi kriminal. 

Si pjesë e një moduli të projektit të paraqitur rishtazi nga EULEX-i i cili ka për qëllim që të plotësojë, kontribuojë dhe të mbështes mandatin e EULEX-it për monitorim, mentorim dhe këshillim dhe të sigurojë qëndrueshmëri për aktivitetet e misionit, Ekipi Anti-korrupsion i EULEX-it e ka organizuar një trajnim të specializuar njëditor me temën: "Vërtetimi i qëllimit penal në rastet e korrupsionit". 

Trajnimi ishte mbajtur më 25 shkurt 2015, në të cilin kanë marrë pjesë pesëmbëdhjetë hetues nga Departamenti për Luftimin e Korrupsionit i Agjencisë Anti-korrupsion të Kosovës. 

Agjencia luan një rol kyç në zinxhirin anti-korrupsion të Kosovës: përveç rolit që ka në parandalimin e korrupsionit dhe mbikëqyrjen e instrumenteve për luftimin e korrupsionit, detyra e Agjencisë është të zhvillojë hetime paraprake në raste të dyshimit për korrupsion. 

Synimi i trajnimit ishte fuqizimi i kapaciteteve të stafit të Agjencisë për zhvillimin e hetimeve paraprake dhe përgatitjen e raporteve të mbështetura në hetime për prokuroritë. Pas analizës së plotë të mangësive në raportet për hetimet paraprake të paraqitura nga Agjencia për prokuroritë, EULEX-i ka organizuar një trajnim të fokusuar në atë se si të vërtetohet qëllimi penal në rastet e korrupsionit.

"Ideja për këtë trajnim vjen nga EULEX-i dhe është një ide shumë e mirë të cilën e kemi mirëpritur sepse disa mangësi ishin identifikuar në raportet tona të cilat i kishim dorëzuar në prokurori. Veç kësaj, ne jemi pajtuar që të diskutojmë edhe me prokurorë për të dëgjuar edhe pikëpamjet e tyre për atë se si i shohin ata argumentet tona për vërtetimin e rasteve të lidhura me korrupsionin, "shpjegon Blerim Kelmendi, Drejtor i Departamentit të Agjencisë për Luftimin e Korrupsionit. 

Trajnimi është mbajtur nga prokurori i EULEX-it Cezary Michalczuk i cili ishte impresionuar nga përkushtimi i hetuesve, "Më gëzoi shumë pjesëmarrja aktive e zyrtarëve të AKK-së dhe niveli i diskutimit përmbajtësor qe ishte gjatë trajnimit. Çështja e qëllimit kriminal është me rëndësi kryesore për hetimet e rasteve të lidhura me korrupsionin dhe Agjencia i ka mjetet dhe potencialet për të qenë në gjendje të shpjegojë këtë element në raportet e veta të cilat i dorëzon në prokurori. Kjo detyrë nuk është veçanërisht e lehtë, por duhet të jetë gjithmonë e përfunduar nëse vërtetë dëshirojmë të kemi sukses në luftimin e korrupsionit në Kosovë."

Drejtori i Departamentit të Agjencisë për Luftimin e Korrupsionit, e ka nënvizuar rëndësinë e trajnimit, "kjo është hera e parë që kemi një trajnim të këtillë. Gjithçka është duke shkuar shumë mirë dhe është duke i shërbyer qëllimit për zgjerimin e njohurive tona lidhur me rastet të cilat duhet të dorëzohen në prokurori. " 

Ekipi Anti-korrupsion i EULEX-it do t'i shqyrtojë tutje rezultatet dhe ndikimin që ka pasur trajnimi me qëllim të organizimit të punëtorive të ngjashme gjatë muajve të ardhshëm. 

Prapa

Zyra për Informim

Gratë në sundimin e ligjit

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Kur ishte lindur në një qytet akademik të largët të Siberisë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, familja e Yulias ishte e bindur se ajo do të vazhdonte hapat e ...

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Shefi i njësisë së Hetimeve të Krimeve të Luftës, Matti Raatikainen spjegon hetimet e krimeve të luftës në EULEX