Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerNdihmojmë jetën aty ku fillon ajo

Ndihmojmë jetën aty ku fillon ajo

30 janar 2015

Kosova e ka nivelin më të lartë të vdekshmërisë së foshnjave në Evropë. Kjo ndodhë kryesisht për shkak të mungesës së pajisjeve themelore që nevojiten për diagnostikimin e hershëm të problemeve shëndetësore tek foshnjat e porsalindura. 

Organizatorët e ‘Cycle for Kosovo’ kanë punuar drejtpërdrejtë me OJQ-në për bamirësi ‘Action for Mothers and Children’ për ta blerë një pajisje për analiza të hematologjisë për repartin e neonatologjisë në Prishtinë. Kjo pajisje mundëson diagnostikimin e shpejtë të problemeve në gjak tek foshnjat dhe është pajisje shumë e rëndësishme në fushën e neonatologjisë bashkëkohore. 

"Reparti ka shumë nevojë për këtë pajisje për t’i përmirësuar standardet e kujdesit ndaj të gjitha foshnjave në Kosovë " shpjegon Mark Dixon, një nga organizatorët e Cycle for Kosovo. 

Qëllimi kryesor i organizatorëve të Cycle for Kosovo ishte që të mblidheshin sa më shumë para për të arritur shumën prej 10,000 euro të nevojshme për blerjen e kësaj pajisjeje mjekësore  shumë të domosdoshme. 

Vendosmëria e çiklistëve, ndihma nga shumë vullnetarë dhe mbështetja e Policisë së Kosovës bënë që  shuma e parave të mblidhej dhe të arrihej qëllimi për blerjen e pajisjes mjekësore. 

Sot, gjatë një ceremonie modeste të pranim dorëzimit në repartin e neonatologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, kjo pajisje e rëndësishme iu dorëzua repartit të neonatologjisë.

"Ky projekt ka zgjatur një vit që nga janari 2014, dhe të gjithë ne që kemi qenë pjesë e Cycle Kosovo for children, si çiklistë apo pjesëtarë mbështetës, jemi shumë të kënaqur që sot ia dhurojmë spitalit këtë pajisje të vlefshme ", tha Mark. 

Drejtoresha e repartit të neonatologjisë, Mynevere Hoxha, duke shprehur falënderime për mbështetjen e dhënë nga organizatorët e Cycle for Kosovo dhe OJQ Action for Mothers and Children, tha se dhurimi i pajisjes do të jetë një ndihmë e jashtëzakonshme për repartin e neonatologjisë në QKUK. 

"Kjo pajisje na mundëson që me shpejtësi t’i bëjmë analizat e gjakut tek foshnjat përmes mostrave shumë të vogla të gjakut. Deri më tani ne na është dashur që mostrat e gjakut t’i dërgojmë nëpër laboratorë të tjerë të QKUK-së apo edhe nëpër laboratorë privatë në Prishtinë, gjë që ka shkaktuar vonesa por edhe rezultate të gabuara. Pajisja është shumë e lehtë për t’u përdorur dhe mund të përcaktojë shumë herët ndonjë diagnozë tek foshnjat përmes analizave të gjakut," tha znj. Hoxha, ku theksoi se pajisja do të ndihmojë për shpëtimin e jetës së foshnjave. 

Mrika Aliu, drejtoresha ekzekutive e OJQ-së për bamirësi Action for Mothers and Children, theksoi se kjo OJQ do të vazhdojë t’i mbështetë këto iniciativa, dhe theksoi se kompania për pajisje mjekësore 'KEIS' ku është blerë pajisja ka dhuruar artikuj mjekësorë të nevojshëm për pajisjen (reagensë dhe materiale të tjera). 

Cycle Kosovo for Children planifikon që këtë veprimtari ta përsërisë prapë në vitin 2015 përmes një gare çiklizmi katër ditore në distancë 640 km rreth Kosovës e cila pritet të mbahet nga 4-7 qershor. Hollësitë e tjera rreth kësaj ngjarjeje mund t’i merrni nga faqja në Facebook Cycle Kosovo for Children 2015.

"Ne jemi të interesuar që të kemi pjesëmarrës vendas qoftë si çiklistë apo si pjesëtarë mbështetës të ekipit," thotë Mark. 

Prapa

Zyra për Informim

Gratë në sundimin e ligjit

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Kur ishte lindur në një qytet akademik të largët të Siberisë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, familja e Yulias ishte e bindur se ajo do të vazhdonte hapat e ...

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Shefi i njësisë së Hetimeve të Krimeve të Luftës, Matti Raatikainen spjegon hetimet e krimeve të luftës në EULEX