European Union External Action
FacebookTwitterYoutube
Për EULEX Sektori Ekzekutiv Sektori i Fuqizimit Zyra për media Mundësi Punësimi Tenderët Kontakte
Search

Fillimi BreadCrumbTrailer Zyra për media BreadCrumbTrailer Lajme

EULEX i dhuron Doganës së Kosovës komplet të pajisjeve për inspektime

18 janar

Më 18 janar 2018, EULEX-i i dhuroi Doganës së Kosovës tetë komplete pajisjesh për inspektime kundër kontrabandës, të cilat do të përdoren nga zyrtarët doganorë për përmirësimin e operacioneve të kontrollit kufitar dhe kontrollit të brendshëm.

“Ky donacion do ta ndihmojë edhe më tej punën e shkëlqyeshme të Doganës së Kosovës, në veçanti për angazhimet e tyre të vazhdueshme për luftimin e kontrabandës ndërkufitare, të cilat në anën tjetër do të keni ndikim të drejtpërdrejtë në arkëtimin e të hyrave doganore të cilat vazhdojnë t’i tejkalojnë të gjitha pritshmëritë dhe që janë shumë të rëndësishme për buxhetin e Kosovës.”

“Derisa EULEX-i vazhdon të bashkëpunojë ngushtë me institucionet kosovare të zbatimit të ligjit për forcimin e kapaciteteve kufitare dhe doganore të Kosovës, ky donacion shënon një hap tjetër përpara ku Kosova merr përsipër përgjegjësitë e udhëheqjes, ndërsa EULEX-i vazhdon ta bëjë dorëzimin e përgjegjësive operacionale të tij në këtë fushë të punës”.

Kompleti i pajisjeve për inspektime kundër kontrabandës CT-30  konsiderohet të jetë ‘standardi i artë’ i pajisjeve për zbulimin e kontrabandës dhe ndalimin e drogave.

Kompletet e pajisjeve për inspektime CT-30 përdoren për zbulimin e llojeve të ndryshme të kontrabandës të fshehura, si drogat, paratë, armët, eksplozivët, alkooli, dhe stolitë e kundërligjshme.

Këto pajisje përdoren nga agjencitë e zbatimit të ligjit dhe patrullat kufitare në mbarë botën, prandaj ky donacion i EULEX-it do t’i rrisë kapacitetet e Doganës së Kosovës për luftimin e trafikimit të paligjshëm dhe krimit transnacional.
 

Prapa

EULEX Kosovo © E drejta e autorit & Heqja e përgjegjësisë
Rr. Muharrem Fejza, Ndërtesa Farmed, P.O. Box: 268 10000 Pristina, Kosovo
Tel: +381 (0) 38 78 2000 Fax: +381 (0) 38 78 4556 :: info@eulex-kosovo.eu