Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerPunëtoria për planifikim strategjik...

Punëtoria për planifikim strategjik për Shërbimin Korrektues të Kosovës

04 shtator 2015

Divizioni i Fuqizimit i EULEX-it lehtësoi një punëtori të përqendruar në planifikimin strategjik dhe në menaxhimin e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) që u mbajt prej të hënës më 31 gusht deri të enjten më 3 shtator në Shërbimin Korrektues të Lipjanit dhe në Burgun e Sigurisë së Lartë në Podujevë. Qëllimi i punëtorisë ishte ofrimi i menaxhimit efektiv të procesit të paraburgimit, zhvillimi i parimeve dhe i vlerave themelore për institucionet e shërbimit korrektues, si edhe trajtimi i disa dobësive dhe përparësive të kompetencave dhe të strukturës organizative në kuadër të SHKK-së. Në punëtorinë katër ditore morën pjesë udhëheqja e lartë e zyrës qendrore të SHKK-së, udhëheqësit e njësive  dhe drejtorët e të gjitha burgjeve në Kosovë. 

Shefi i Divizionit të Fuqizimit të EULEX-it, Peter Bach dhe ministri i drejtësisë, Hajredin Kuçi e hapën punëtorinë duke e theksuar rëndësinë e planifikimit strategjik si element përbërës të mandatit të SHKK-së. Ata nënvizuan nevojën aktuale për zhvillim të mëtejshëm të stafit drejtues, duke i vënë në pah parimet drejtuese të Shërbimit Korrektues dhe në veçanti “rëndësinë e vuajtjes së dënimeve në pajtim me sundimin e ligjit, respektimin e të drejtave të të burgosurve, si edhe respektimin e barazisë institucionale të të gjithë të burgosurve”. 

Në punëtorinë katër ditore morën pjesë udhëheqja e lartë e zyrës qendrore të SHKK-së, udhëheqësit e njësive dhe drejtorët e të gjithave burgjeve në Kosovë. Qëllimi i punëtorisë ishte ofrimi i menaxhimit efektiv të procesit të paraburgimit, zhvillimi i parimeve dhe i vlerave themelore të cilat duhet t’i respektojnë institucionet e shërbimit korrektues, si edhe trajtimi i dobësive dhe i përparësive të kompetencave dhe të strukturës organizative në kuadër të SHKK-së. 

“Ky trajnim ishte i dobishëm për të gjithë ne. Kjo punëtori do të na ndihmojë në lidhje me hartimin e strategjisë sonë katër vjeçare gjatë muajve në vijim. E falënderojmë EULEX-in për mbështetjen dhe ndihmën e vazhdueshme në ndërtimin e kapaciteteve të shërbimeve tona”, tha Rasim Selmani, Drejtor i Burgut të Sigurisë së Lartë në Podujevë. 

EULEX-i do ta vazhdojë bashkërendimin me SHKK-në për t’i arritur dhe për t’i zbatuar praktikat më të mira evropiane  në lidhje me sanksionimet dhe drejt një të ardhmeje të qëndrueshme të shërbimit. Punëtoritë e mëtejshme të përqendruara në fuqizimin dhe qëndrueshmërinë e SHKK-së janë planifikuar që të mbahen në vjeshtë. 

Prapa

Zyra për Informim

Gratë në sundimin e ligjit

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Kur ishte lindur në një qytet akademik të largët të Siberisë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, familja e Yulias ishte e bindur se ajo do të vazhdonte hapat e ...

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Shefi i njësisë së Hetimeve të Krimeve të Luftës, Matti Raatikainen spjegon hetimet e krimeve të luftës në EULEX