Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerEULEX-i i dhuron automjete Këshillit...

EULEX-i i dhuron automjete Këshillit gjyqësor të Kosovës

24 qershor 2015

Donacioni i parë prej katërmbëdhjetë automjeteve i është dorëzuar sot Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga përfaqësuesi i EULEX-it, Julien Feuillet.

Si pjesë e donacioneve të rregullta të Misionit, EULEX-i i dhuron 108 automjete të tipit Nissan Patrol 4X4 për institucionet e ndryshme të sundimit të ligjit në Kosovë. 

Për të ndihmuar në punën e institucioneve të Kosovës, donacionet shtesë nga EULEX-i do të pasojnë në një të ardhme të afërt për Policinë e Kosovës, Agjencinë për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar dhe të Sekuestruar, Departamentin e Mjekësisë Ligjore në Kosovë, Njësinë e Inteligjencës Financiare, Shërbimin Korrektues të Kosovës, Shërbimin Sprovues të Kosovës, Këshillin Prokurorial të Kosovës dhe Agjencinë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. 

EULEX-i ka një traditë të gjatë të dhurimit të automjeteve për institucionet e Kosovës, të cilat janë duke u shfrytëzuar për detyra të ndryshme.  

Prapa

Zyra për Informim