European Union External Action
FacebookTwitterYoutube
Për EULEX Operativa Monitorim Zyra për media Mundësi Punësimi Tenderët Kontakte
Search

Fillimi BreadCrumbTrailer Zyra për media BreadCrumbTrailer Komunikata për Media

EULEX shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas – Insistim për progres

08 mars 2018

Në këtë ditë, EULEX shënon Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke i nderuar arritjet e grave në sektorin e sundimit të ligjit, si brenda EULEX-it ashtu edhe në mbarë Kosovën. Përmes promovimit të përvojave të këtyre grave frymëzuese në librin ‘Gratë në sektorin e sundimit të ligjit’ të publikuar sot, EULEX-i i vë politikat në praktikë, duke theksuar progresin e vazhdueshëm , ndonëse jo mjaft të shpejtë, të grave të Kosovës drejt arritjes së barazisë gjinore.

Kosova tashmë ka bërë një rrugëtim të gjatë në këtë drejtim. Këtë e bënë të qartë amandamentimi dhe zbatimi i ligjit që mundëson kompenzime financiare për të mbijetuarit e dhunës seksuale që ndërlidhen me konfliktin. Gjithashtu, Forumi i Gjyqtareve dhe Prokuroreve të Kosovës dhe Shoqata e Grave në Policinë e Kosovës kanë krijuar sisteme mbështetëse për gratë dhe janë agjente për ndryshime nëpër institucionet e sundimit të ligjit. Këta janë hapa domethënës përpara dhe secili – si individ dhe nga brenda institucioneve relevante – duhet të vazhdojë të bëjë presion për progres për të arritur mundësi të barabarta për gratë dhe burrat.

Megjithatë, pavarësisht progresit të shënuar, ende mbetet shumë punë për t’u bërë për të arritur barazi gjinore. Në përpjekjet për arritjen e drejtësisë për të gjithë qytetarët, fuqizimi i grave vazhdon të jetë i domosdoshëm.

Shefja e Misionit EULEX Alexandra Papadopoulou theksoi, “Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, ne duhet të zotohemi për të punuar bashkërisht drejt ndryshimeve efektive. Ndjehemi krenare për arritjet tona të përbashkëta dhe progresin e shënuar, në veçanti në sektorin e sundimit të ligjit, por ne duhet t’i dyfishojmë përpjekjet për t’u përqendruar në rrugën që e kemi para nesh”.

EULEX avokon fuqishëm për pjesëmarrjen e grave në ndërtimin e paqes, siç parashihet në Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara 1325, në të cilën bëhet thirrje për përfshirje të plotë dhe të barabartë të grave në të gjitha përpjekjet për ruajtjen dhe promovimin e paqes dhe sigurisë. Në këtë drejtim, Misioni do të vazhdojë me përfshirjen e perspektivës gjinore në aktivitetet e veta të përditshme, përfshirë përmes punës së rrjetit të tij të Fokus Pikës për Çështje Gjinore.

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Gruas, por gjithashtu edhe në çdo ditë tjetër, EULEX zotohet për lëvizjen ‘Press for Progress /Insistim për Progres’, dhe bënë thirrje për të drejta dhe mundësi të barabarta për të gjithë.

Për të shënuar këtë ditë, Zyra për Shtyp dhe Informim Publik pranë EULEX-it, ka publikuar librin Gratë në Sundimin e Ligjit. Klikoni këtu për të lexuar publikimin: http://www.eulex-kosovo.eu/eul/repository/docs/WomenInTheRuleOfLaw.pdf

Prapa

EULEX Kosovo © E drejta e autorit & Heqja e përgjegjësisë
Rr. Muharrem Fejza, Ndërtesa Farmed, P.O. Box: 268 10000 Pristina, Kosovo
Tel: +383 (0) 38 78 2000 Fax: +383 (0) 38 78 4556 :: info@eulex-kosovo.eu