Fillimi  BreadCrumbTrailerZyra për Informim  BreadCrumbTrailerKomunikata për Media  BreadCrumbTrailerTë drejtat e komunitetit LGBTI janë të drejta...

Të drejtat e komunitetit LGBTI janë të drejta të njeriut – EULEX-i shënon Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë

17 maj 2017

Misioni EULEX në Kosovë i është bashkuar sot përpjekjeve në mbarë botën për shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë. Në shenjë mbështetje për trajtimin e barabartë, tolerancën dhe respektimin e diversitetit të komunitetit LGBTI në Kosovë, Misioni do ta ngritë flamurin e ylbertë.

“Në këtë ditë theksojmë se të drejtat e lezbikëve, homoseksualëve, biseksualëve, transgjinorëve dhe inter-seksual (LGBTI) janë të drejta të njeriut. Të gjithë njerëzit, pavarësisht orientimit të tyre seksual, apo identitetit gjinor, janë të lirë të jetojnë pa u paragjykuar, pa frikë, pa dhunë, apo pa u diskriminuar,” tha zj. Papadopoulou.

Parimi i mos-diskriminimit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për aktivitetet e EULEX-it për monitorimin, mentorimin dhe këshillimin e agjencive të Kosovës për zbatimin e ligjit.

Të drejtat e LGBTI janë të parapara në kornizën ligjore të BE-së. BE-ja është e përkushtuar ta luftojë diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Në nenin 21 të Kartës së BE-së për të Drejtat Themelore parashihet që “diskriminimet e bazuar në orientimin seksual janë të ndaluara.”

Në konsultim me juristë nga e mbarë bota, tema e vitit 2017 identifikoi “familjet” si fokusi botëror – roli i familjeve në mirëqenien e anëtarëve LGBTI dhe respektimi i të drejtave të familjeve LGBTI. BE-ja gjithnjë i ka vlerësuar përpjekjet e guximshme të avokimit nga ana e gazetarëve, aktivistëve, mbrojtësve të drejtave të njeriut dhe pjesëtarëve të  shoqërisë civile. “Përpjekjet kolektive të tyre janë të rëndësishme për ngritjen e vetëdijesimit, dokumentimin e dhunës dhe për mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut,” theksoi zj. Papadopoulou.

Prapa

Zyra për Informim

Gratë në sundimin e ligjit

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Buzëqesh, puno dhe eksploro – Takoni Yulia Netesova

Kur ishte lindur në një qytet akademik të largët të Siberisë, atëherë pjesë e Bashkimit Sovjetik, familja e Yulias ishte e bindur se ajo do të vazhdonte hapat e ...

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

SPROVAT E JETËS SJELLIN REZULTATET MË TË MIRA – NJIHUNI ME NATALIE DAWSON

Puna e palodhshme dhe sfiduese ka qenë një prej karakteristikave kryesore në jetën personale dhe profesionale të Natalie Dawson.

Profili Video

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Një ditë nga jeta e Hakan Wall-it

Udhëheqës i Njësisë Këshilluese për Çështje të Policisë dhe Kufirit, shpjegon punën e tij dhe sfidat me të cilat përballet në Kosovë.

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Një ditë nga jeta e Matti Raatikainen-it

Shefi i njësisë së Hetimeve të Krimeve të Luftës, Matti Raatikainen spjegon hetimet e krimeve të luftës në EULEX