Lajme

EULEX-i pret në vizitë mbi 50 studentë nga Universiteti i Groningenit, Universiteti i Salentos dhe Universiteti Westminster

24 prill

Gjatë muajit prill 2024, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) pati kënaqësinë të pret në vizitë mbi 50 studentë të interesuar të mësojnë më shumë rreth punës së Misionit.

Më 15 prill, 30 studentë nga Universiteti i Groningenit në Holandë u mirëpritën nga Analistja e kapacitetit analitik të Misionit EULEX, Sara Barbieri, e cila bëri një prezantim të plotë të mandatit të Misionit, përfshirë nga themelimi në vitin 2008 deri më sot.

Studentët shprehën interesim për hollësitë rreth ndryshimit të mandatit përgjatë viteve. Pyetjet kishin të bënin mbi rolin e EULEX-it si reagues i dytë në fushën e sigurisë krahas Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, integrimin e drejtësisë dhe rolin aktual për monitorimin e drejtësisë.

Më 22 prill, Zëdhënësja vendase e EULEX-it, Donika Berisha Rizaj, i informoi 10 studentë nga Universiteti i Salentos në Brindisi të Italisë rreth punës së Misionit, mjedisit të punës dhe arritjet kryesore të shënuara deri më tani.  

Më 24 prill, 13 studentë të marrëdhënieve ndërkombëtare nga Universiteti Westminster në Mbretërinë e Bashkuar, të cilët ishin në Kosovë si pjesë e një vizite studimore të organizuar nga Qendra Kosovare e Diplomacisë, u mirëpritën nga Zyrtarja e Zyrës për shtyp dhe informim publik e EULEX-it, Elisabetta Iurcev, e cila prezantoi mandatin dhe punën komplekse të Misionit dhe diskutoi me studentët mbi arritjet dhe sfidat kryesore të EULEX-it përgjatë viteve.