One of Us

One of Us

Çfarë janë duke bërë këtyre ditëve ish-pjesëtarët vendas të EULEX-it?

20 maj 2019

Dëgjoni nga Arjeta Sadiku për përvojën e saj të punës në EULEX dhe për karrierën e saj tani si gjyqtare në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Kur mendon për kohën që e ka kaluar si Këshilltare Ligjore, Arjeta e pranon sa shumë ka përparuar në EULEX. "Përvoja ime në këtë Mision më ndihmoi të zhvillohem në aspektin personal në lidhje me kërkesat e përditshme të punës dhe në komunikimin me kolegët e mi", thekson ajo.

Shumë shpejtë pasi u largua nga ky Mision, ajo u emërua gjyqtare në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Arjeta mendon se përvoja e saj në EULEX e ka përgatitur atë për sfidat e përditshme të qenit gjyqtar - si profesionalisht ashtu edhe personalisht. Ajo thotë se në këtë Mision "ka mësuar shumë për organizimin e detyrave, punën ekipore, rëndësinë e interesave të përbashkëta dhe ndarjen e kritikave". Ajo gjithashtu shpjegoi se duke bashkëpunuar me stafin ndërkombëtar është ndjerë sikur po punonte jashtë vendit në ndonjë shtet anëtar të BE-së.

Angazhimi i tanishëm i saj, megjithatë, nuk është i vetmi vend ku ajo ka përfituar aftësi të reja. Gjatë vitit akademik 2017/18, Arjeta - me ndihmën financiare të siguruar nga Ambasada Amerikane në Prishtinë – e përfundoi programin Master për juridik (LLM) për avokatë ndërkombëtarë në Universitetin Wake Forest. "Programi i Masterit ishte vendi i përkryer për ta përdorë përvojën të cilën e kisha fituar në EULEX për të më ndihmuar në tejkalimin e sfidave të punës studimore, si dhe duke qenë e organizuar".

Duke reflektuar për përvojën e saj në EULEX, Arjeta i vlerëson këshillat dhe ndihmën që ajo e ka marrë nga kolegët e saj në këtë Mision dhe është e bindur se pjesëtarët vendas fitojnë shumë aftësi të reja nga ky Mision - të cilat do të jenë shumë të dobishme për të ardhmen e tyre.

“Njëri nga ne” përqendrohet në rrëfimet e ish-pjesëtarëve vendas të EULEX-it që tani punojnë nëpër institucionet, organizatat apo bizneset e Kosovës, që ka për synim ta theksojë trashëgiminë të cilën EULEX-i është duke e lënë prapa vetes në shoqërinë kosovare