Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerIntegrimi i aspektit gjinor është i...

Integrimi i aspektit gjinor është i rëndësishëm

08 mars 2016

Integrimi i aspektit gjinor është strategji e pranuar globalisht për promovimin e barazisë gjinore. Integrimi nuk është qëllim në vete. Ai paraqet një strategji, si edhe qasjen dhe mjetet për arritjen e këtij qëllimi.

Puna e Misionit me institucionet e Kosovës, me shoqërinë dhe strukturat e brendshme, tregon përkushtim të fuqishëm ndaj përfshirjes së perspektivës gjinore në të gjitha aktivitetet e tij. 

Misioni kujdeset që të gjitha rregulloret dhe aktivitetet e tij të dizajnohen në pajtueshmëri me standardet për barazi gjinore të pranuara ndërkombëtarisht. 

Udhëheqja e Misionit e bartë përgjegjësinë e plotë për integrim të aspektit gjinor ndërsa personeli ynë është i obliguar ta marrë parasysh perspektivën gjinore gjatë kryerjes së detyrave.

Në mënyrë që të ofrojë këshilla dhe mbështetje, Misioni i ka dy këshilltare për çështje gjinore që bashkëpunojnë ngushtë me një rrjet të personave kontaktues për çështje gjinore në të gjitha njësitë. Ky rrjet kujdeset që në njësitë e tyre të merret parasysh perspektiva gjinore. 

Gjatë muajit të kaluar, këshilltaret për çështje gjinore të EULEX-it, së bashku me znj. Gabriela Elroy nga Folke Bernadotte Academy (FBA) në Suedi, kanë organizuar një varg takimesh me personat kontaktues për çështje gjinore të Misionit dhe me udhëheqjen e lartë për ta vazhduar punën lidhur me krijimin e një sistemi të personave kontaktues për çështje gjinore.

Qëllimi kryesor i këtyre takimeve ishte promovimi, lehtësimi dhe mbështetja e zbatimit të integrimit të aspektit gjinor në mbarë EULEX-in. 

Për më shumë informata lidhur me aktivitetet e misionit për integrimin e aspektit gjinor, ju lutemi vizitojeni Qendrën tonë për Burime Gjinore.

Gjithashtu, ju mund të shikoni linqet më poshtë:

Politikat Gjinore - Video dhe infografiku
Barazia Gjinore në praktikë - Video dhe infografiku

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media