Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerEULEX-i angazhon aktorët vendës për...

EULEX-i angazhon aktorët vendës për të luftuar dhunën në familje

04 mars 2016

Këshilltarët rajonalë të EULEX-it i kanë organizuar dy takime me aktorët vendës që merren me çështjet e dhunës gjinore/ në familje në pjesën veriore të Kosovës. Në këto takime kanë marrë pjesë Policia e Kosovës (PK) me pjesëtarët e vet nga sektori i dhunës në familje, organizatat nga shoqëria civile, përfaqësuesit e viktimave dhe të strehimores për viktimat, dhe palët me interes nga bashkësia ndërkombëtare, duke përfshirë UNDP-në, UN Women, dhe zyrën e EULEX-it për çështje gjinore.  

Kjo iniciativë është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të EULEX-it për të mbështetur Policinë e Kosovës në pjesën veriore të Kosovës, në zhvillimin e mëtejmë të kapaciteteve të saja të sundimit të ligjit, dhe forcimin e qasjes së PK-së për të adresuar dhunën gjinore/në familje. Pas një vlerësimi me të cilin u identifikuan disa lëshime në luftimin e dhunës në familje, në veçanti të nevojës për zgjerimin e kapaciteteve të policëve patrullues për të adresuar këto krime, këshilltarët rajonalë të EULEX-it kërkuan për një angazhim të aktorëve lokal të shumtë dhe të PK-së për të krijuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme për luftimin e krimit.  

Objektiv parësor i këtij takimi ishte nxitja për organizimin e një numri takimesh në të cilat aktorët me rëndësi do të kishin mundësinë për të bashkëpunuar dhe shkëmbyer përvojat lidhur me adresimin e rasteve të dhunës në familje. Në një afat të shkurtër, ishin adresuar disa sfida të rëndësishme. Duke e marrë parasysh mungesën e përvojës dhe të iniciativave nga PK-ja për t’u angazhuar në aktivitetet paraprake për parandalimin e dhunës në familje, palët vendëse me interes i kanë ofruar PK-së asistencën e tyre për zhvillimin e këtyre projekteve. Më së shumti, PK-së i qe mundësuar qasja në shkolla dhe programe shkollore të cilat lidhen me dhunën në familje, dhe PK-ja ishte inkurajuar që të zhvillojë më tutje përpjekjet ekzistuese të përgjegjësive vendëse. Departamenti i EULEX-it për Fuqizimin e Policisë do të përqendrojë monitorimin, mentorimin dhe aktivitetet këshilluese me qëllim të mbështetjes së PK-së në këtë përpjekje.

PK-ja, po ashtu në mënyrë të konsiderueshme ka përfituar nga ekspertizat e aktorëve vendës në kuptim të sensibilizimit dhe fitimit të njohurive për identifikimin e dhunës në familje, si përgjegjës i parë. Lidhur me këtë, aktorët vendës i paraqitën disa elemente, si të qenit i vëmendshëm se në shumicën e rasteve të dhunës në familje, alkooli, drogat dhe vështirësitë ekonomike janë shkaktarë të krimit. Një punëtori e radhës e cila do të organizohet nga një OJQ vendëse do t’u mundësojë policëve të PK-së që të kuptojnë se çfarë do të thotë të jesh një viktimë, i dyshuar, dhe dëshmitar në një rast të dhunës në familje – duke u mundësuar policëve që përmes luajtjes së roleve t’i kuptojnë çështjet në mënyrë gjithëpërfshirëse. Veç kësaj, policët patrullues të PK-së ishin udhëzuar se si t’u qasen viktimave të dhunës në familje, si t’u drejtohen kryesve të veprave, dhe ajo që është më me rëndësi është rëndësia e intervenimit në rastet e dhunës në familje në vend të trajtimit të tyre si çështje private të një ekonomie familjare.  

Në këtë drejtim, EULEX-i planifikon që të mos jetë i pranishëm në këto takime bashkëpunuese dhe të kalojë në rolin e vet monitorues dhe mbështetës për PK-në dhe aktorët vendës duke mundësuar kalimin e përgjegjësive dhe arritjen e qëndrueshmërisë. Tani për tani, treguesit janë premtues. PK-ja i është përgjigjur mirë asistencës dhe inputeve të pranuara dhe planifikon që të merr pjesë në këto takime të ekspertëve. Veç kësaj, si një vlerë e shtuar, PK-ja planifikon që të angazhohet në bashkëpunimin në mes të pjesës veriore dhe asaj jugore në kuadër të komandave policore me qëllim të shkëmbimit të praktikave më të mira dhe të qasjeve të fituara rishtazi lidhur me adresimin e dhunës në familje.

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media