Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerEULEX-i pret studentë nga Programi evropian i...

EULEX-i pret studentë nga Programi evropian i studimeve master për të drejtat e njeriut dhe demokratizim dhe studimeve master të artit të Vjenës në fushën e të drejtave të njeriut të aplikuara

16 shtator

Tanimë është bërë traditë vjetore të jemi nikoqir të një grupi të studentëve ndërkombëtarë që vijojnë Programin evropian të studimeve master për të drejtat e njeriut dhe demokratizim dhe të studimeve master të Vjenës në fushën e të drejtave të njeriut të aplikuara. 

Për shkak të masave për zvogëlimin e përhapjes së COVID-19, këtë vit vetëm 19 studentë patën mundësinë që të vizitojnë selinë e Misionit tonë më 14 shtator. Studentët takuan Shefin e Misionit EULEX, Lars-Gunnar Wigemark, dhe Udhëheqësen e Zyrës për Shtyp dhe Informim Publik, Ioanna Lachana, të cilët prezantuan një përmbledhje të gjerë të mandatit, punës dhe aktiviteteve të Misionit.

Studentët shfaqën kureshtje për të mësuar më shumë rreth rrugëtimit të Kosovës, në veçanti prej vitit 2008 deri më sot, dhe patën diskutime shumë ndëraktive rreth sundimit të ligjit në Kosovë. 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media