Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerIntervistë e Zëvendësshefit të Misionit Cezary...

Intervistë e Zëvendësshefit të Misionit Cezary Luba dhënë për revistën polake “Policja 997”

07 maj

“Të shërbesh në mjedis policor ndërkombëtar të jep mundësi unike të fitosh prej arritjeve më të mira të forcave policore të huaja të ndryshme, por edhe të përfaqësosh me krenari policinë e Polonisë në nivel shumëkombësh,” tha Zëvendësshefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), Cezary Luba, në një intervistë me “Policja 977”, revistë mujore e Polonisë për punën policore.

Në atë intervistë, Luba foli në hollësi për mandatin dhe aktivitetet e EULEX-it, duke u përqëndruar në bashkëpunimin e Misionit me Policinë e Kosovës. Zëvendësshefi i Misionit EULEX përmendi se Njësia e Policisë Speciale të Polonisë është reaguesi i dytë i sigurisë në Kosovë, si pjesë e një mekanizmi treshtresor i reagimit për siguri ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë dhe KFOR-i reaguesi i tretë.

Zëvendësshefi i EULEX-it po ashtu bëri një përshkrim të detyrave të tija ditore dhe foli rreth hapave që Misioni i ndërmorri për zbutjen e përhapjes së koronavirusit, duke theksuar se asnjë pjesëtar i stafit të EULEX-it nuk ka dalë pozitiv për COVID 19.

Intervistën e plotë në gjuhën polake mund ta gjeni në këtë link: http://gazeta.policja.pl/997/informacje/187256,Na-strazy-pokoju.html
 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media