Lajme

Shefi i EULEX-it diskuton për bashkëpunimin me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike

21 shkurt 2020

Më 20 shkurt, Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, u takua me Ministrin e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, dhe diskutuan për bashkëpunimin afatgjatë ndërmjet këtyre dy institucioneve në nivele të ndryshme, duke e përfshirë mbështetjen e këtij Misioni për zbatimin e marrëveshjeve nga dialogu i lehtësuar nga BE-ja në Fushat e MIK-së dhe Lirisë së Lëvizjes. Gjatë këtij takimi, u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet Policisë së Kosovës dhe EULEX-it në kuadër të mekanizmit tre-shtresor të reaguesve të sigurisë në Kosovë, si dhe për monitorimin dhe këshillimin e Policisë së Kosovës nga EULEX-i, duke përfshirë krijimin e një baze të dhënash për krimet e luftës e cila do t’i ndihmojë hetimet e që i bën Policia e Kosovës.