Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerTakim mes Shefit të EULEX-it dhe Kryesuesit të...

Takim mes Shefit të EULEX-it dhe Kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës

20 shkurt

Më 19 shkurt, Shefi i EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark, takoi Kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK), Skender Çoçaj, dhe diskutuan për progresin e bërë dhe sfidat ekzistuese në gjyqësorin e Kosovës.

Shefi i EULEX-it shprehu gatishmërinë e Misionit për të vazhduar bashkëpunimin e mirë me të gjitha institucionet e drejtësisë, përfshirë KGjK-në, në rolin e monitorimit dhe të këshillimit. Wigemark tha se Misioni do të vazhdojë të ofrojë raporte të detajuara me gjetje dhe rekomandime për çështje sistemike dhe fusha tematike që prekin funksionimin e gjyqësorit, si dhe i mirëpriti një sërë vendimesh të KGjK-së për trajtimin e mangësive të identifikuara nga EULEX-i. Shefi i Misionit Wigemark dhe z. Çoçaj u pajtuan për rëndësinë e zbatimit të vazhdueshëm të marrëveshjes së fasilituar nga BE-ja për integrimin e drejtësisë, një fushë në të cilën Misioni ofron këshillim dhe ekspertizë. 


 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media