Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerEULEX-i i përmbylli fushatën “16 Ditë të...

EULEX-i i përmbylli fushatën “16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”

11 dhjetor 2019

Këtë vit, fushata “16 Ditë të Aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore” me temën “Ta ngjyrosim portokalli botën: Barazia e gjeneratave ngritët kundër përdhunimit!” u fokusua në viktimat e dhunës në baza gjinore dhe asaj seksuale.

Si pjesë e një varg aktivitetesh për shënimin e 16 ditëve të aktivizmit, EULEX-i, së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore, nëpërmjet internetit dhe jashtë tij e vazhduan fushatën “Ma thuaj me kohë” për rëndësinë e ruajtjes së provave biologjike në rastet e dhunës seksuale.

Për ngritjen e vetëdijesimit publik dhe për mobilizimin e një audience sa më të gjerë, ky Mision i ka realizuar një varg video incizimesh ku janë paraqitur përfaqësues të institucioneve të sundimit të ligjit dhe reaguesve të sigurisë të Kosovës të cilët merren me rastet e dhunës në baza gjinore dhe asaj seksuale.

Policia e Kosovës, si reaguese e parë në këto raste, e ka ripohuar zotimin e saj ndaj viktimave të dhunës seksuale me theks të veçantë në rastet që kanë të bëjnë me viktimat të cilat janë të mitur. Rreshterja e Policisë së Kosovës, Fidane Ballazhi, sqaroi:


Duke qenë institucioni udhëheqës i fushatës “Ma thuaj me kohë”, Instituti Mjekësisë Ligjore është përqendruar në atë se çka janë provat biologjike dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që e ka ruajtja e këtyre provave.  Dr. Bergita Curri, Specialiste e Mjekësisë Ligjore shpjegoi:


Duke e theksuar rëndësinë e ruajtjes së provave biologjike, Gjyqtari Valon Kurtaj nga Gjykata Themelore e Prishtinës, theksoi se provat biologjike luajnë rol vendimtar në shumicën e rasteve të dhunës seksuale, si në përcaktimin e ekzistimit të veprës ashtu edhe në identifikimin e kryerësit të veprës:


Nëse viktimat e dhunës seksuale nuk kanë mjete financiare të mjaftueshme për të siguruar qasje të barabartë në drejtësi, institucioni ku duhet të drejtohen është Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, e themeluar nga Kuvendi i Kosovës. Zëvendës Drejtoresha Ekzekutive e kësaj Agjencie, Anita Kalanderi, vuri në pah se sigurimi i qasjes së barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët, në veçanti për grupet e margjinalizuara, është misioni i kësaj Agjencie:


Viktimat e dhunës në baza gjinore dhe asaj seksuale shpesh herë i drejtohen strehimoreve për të gjetur vendqëndrim të sigurt. Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve “My Home” ofron shërbime 24-orëshe për viktimat e dhunës seksuale. Koordinatorja e kësaj qendre, Lumnije Hajdari, flet lidhur me punën e qendrës:


Trauma seksuale gjithashtu shoqërohet me pasoja psikologjike afatshkurta dhe afatgjata, duke i përfshirë edhe pasojat për shëndetin mental të viktimave. Tarja Formisto, Zëvendës-drejtoreshë e Institutit të Mjekësisë Ligjore e përcolli një porosi të rëndësishme lidhur me këtë temë:


Krejt në fund por jo nga rëndësia, EULEX-i i mbështet institucionet e drejtësisë të Kosovës për të siguruar qasje në drejtësi për viktimat e dhunës në baza gjinore dhe për t’i dhënë fund mosndëshkimit të kryerësve të këtyre veprave duke siguruar ekspertizë nëpërmjet monitorimit të veprimeve hetimore të kryera nga Policia e Kosovës, duke e monitoruar dhe analizuar trajtimin e rasteve të dhunës në baza gjinore në sistemet prokuroriale dhe gjyqësore, si dhe duke e vlerësuar reagimin e përgjithshëm të ofruesve të shërbimeve dhe të mekanizmave. Chiara Tagliani, Monitoruesja Kryesore Tematike e EULEX-it për rastet e dhunës në baza gjinore, e ri-përsëriti përkushtimin e këtij Misioni për ta luftuar këtë fenomen:


Gjatë 16 ditëve të aktivizmit, EULEX-i gjithashtu i mbështeti një numër të aktiviteteve të zbatuara nga OJQ “Të drejtat e grave” (Women’s Rights), me seli në pjesën veriore të Mitrovicës, me synim ngritjen e vetëdijesimit për dhunën në baza gjinore dhe mënyrat për luftimin e saj. Në këto aktivitete janë përfshirë një aktivitet në rrugë për ta ngritur vetëdijesimin për dhunën në baza gjinore dhe dhe rëndësinë e ruajtjes së provave biologjike në rastet e dhunës seksuale, një debat publik për “Stereotipat gjinorë dhe dhuna kundër grave”, shfaqjen e filmit “Politekniku”, i cili u pasua nga një debat për diskriminimin gjinore dhe ngacmimet seksuale, si dhe një shfaqje artistike në temën “Të drejtat e grave dhe të LGBTQ si të drejta të njeriut”, që u pasua nga një debat publik për të drejtat e njeriut.

Përgjatë 16 ditëve të aktivizmit, ne e ndriçuam ndërtesën e EULEX-it me portokalli – ngjyra e shpresës për një botë të lirë nga çdo formë e dhunës në baza gjinore. Kjo ishte një mënyrë simbolike për ta dërguar një porosi të fuqishme kundër dhunës në baza gjinore dhe asaj seksuale.
 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media