Lajme

EULEX-i merr pjesë në takimin vjetor të personave kyç për çështje gjinore i mbajtur në Bruksel

31 tetor 2019

Nga data 28 deri 31 tetor, monitoruesja kryesore tematike e EULEX-it për raste të dhunës të bazuar në gjini, Chiara Tagliani, mori pjesë në takimin vjetor të personave kyç për çështje gjinore i cili u mbajt në Bruksel.

Ky takim mblodhi të gjithë personat kyç për çështje gjinore nga delegacionet dhe selitë e BE-së dhe personat kyç dhe këshilltarët për çështje gjinore nga Shërbimi Evropian për Veprime të Jashtme dhe misionet dhe operacionet e Politikës së Përbashkët për Siguri dhe Mbrojtje.

Gjatë këtij takimi u diskutuan tema të ndryshme, si zbatimi dhe konstatimet e planit të veprimit për çështje gjinore II  (PVGj II) dhe pritshmëritë nga PVGj III, përfshirja e perspektivave gjinore në të gjitha veprimet, programet dhe projektet, roli i mediave në trajtimin e dhunës së bazuar në gjini, përfshirja e aspektit gjinor në sektorin e drejtësisë, mënyra e ndërtimit të rrjetit të personave kyç për çështje gjinore, dhe mënyra e krijimit të një programi të qëndrueshëm në fushën e dhunës së bazuar në gjini.