Komunikata për Shtyp

Komunikata për Shtyp

Reagim për konferencën për shtyp të Maria Bamieh

16 korrik 2022

Në konferencën e sotme për shtyp, ne e kemi dëgjuar Maria Bamieh të përsërisë akuza, thashetheme dhe përgojime të pabazuara.  Bamieh nuk e prezantoi as edhe një provë të re.

Provat e mbledhura gjatë hetimeve të bëra nga Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës gjatë vitit 2016 nuk kanë vërtetuar ndonjë shkelje nga ish-gjyqtari i EULEX-it në qendër të këtyre akuzave: https://www.eulex-kosovo.eu/?page=1,10,518

Përveç kësaj, rasti i Bamieh kundër EULEX-it në Britani të Madhe ishte hedhur poshtë në vitin 2018. Ajo kishte filluar një procedurë civile në Britaninë e Madhe në lidhje me çështjet e punësimit kundër punëdhënësit të saj (FCDO), Misionit dhe kolegëve të saj, disa prej të cilëve ajo i përmendi sot.

Në vitin 2015, një raport nga një ekspert ligjor i pavarur e shqyrtoi zbatimin e mandatit të EULEX-it me theks të posaçëm në trajtimin e këtyre akuzave. Ky raport është në dispozicion këtu: https://www.eulex-kosovo.eu/eul/repository/docs/150331_jacque-report_en.pdf.

Si Misioni për sundimin e ligjit, ne besojmë në drejtësinë e ndarë nga institucionet e drejtësisë.