Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerKomunikata për Media  BreadCrumbTrailerEULEX dhuron donacion për Shërbimin Korrektues...

EULEX dhuron donacion për Shërbimin Korrektues të Kosovës

24 shtator 2021

Kjo komunikatë për shtyp është lëshuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës

Prishtinë, 23 shtator 2021 - Sot, Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që gëzon tash e disa vite me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit - EULEX, ka pranuar donacion, tri vetura Nissan, kompjuter, UPS, ruter,  printer, skaner, radiolidhje, telefona mobil, GPS, dylbi, llamba elektrike dore dhe tavolina.

Gjatë ceremonisë, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Ali Gashi,  falënderoi EULEX-in për ndihmën dhe përkrahjen që po i bënë SHKK-së. Ai tha se ky donacion përveçse do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit dhe lehtësimin e punës së SHKK-së, do të kontribuojë edhe në rritjen e sigurisë nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

Shefi i EULEX-it,  Lars-Gunnar Wigemark,  tha se ky mision ndodhet në Kosovë për të përkrahur institucionet për sundimin e ligjit, pjesë e së cilave është edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.  Ai shprehu besimin se ky donacion do t’i rrisë kapacitetet e SHKK-së në  përmbushjen e detyrave  dhe përgjegjësisë së saj.

Këto pajisje do të shfrytëzohen nga qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese.  

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media