Lajme

Takim i delegacionit nga Kroacia me Shefen e Misionit EULEX Kosova

22 maj 2019

Më 20 maj, Shefja e Misionit EULEX, zj. Alexandra Papadopoulou, zhvilloi takim me një delegacion nga Ministria e Kroacisë për Punë të Jashtme dhe Çështje Evropiane, i udhëhequr nga Ndihmësministri Miroslav Papa. Z. Papa ishte i shoqëruar nga ushtruesi i detyrës së Udhëheqësit të Divizionit për vendet kandidate dhe kandidate potenciale për BE, z. Antun Herceg, dhe Ambasadorja e  Kroacisë në Prishtinë, zj. Marija Kapitanović.

'Kroacia si aktere rajonale kyçe ka rol të rëndësishëm në Kosovë, dhe mbështetja e tyre e vazhdueshme për punën e EULEX-it është thelbësore', theksoi zj. Papadopoulou. Shefja e Misionit EULEX dhe z. Papa diskutuan rreth gjendjes aktuale të sundimit të ligjit dhe të sigurisë në Kosovë. Gjatë këtij takimi, delegacioni gjithashtu u informua rreth aktiviteteve aktuale nën mandatin e tanishëm të EULEX-it.