Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerRoli i femrave në institucionet për...

Roli i femrave në institucionet për sundimin e ligjit

22 prill 2016

Të enjten më 21 prill, Njësia Këshilluese e EULEX-it për Çështje Kufitare (NJKÇK), në bashkëpunim me këshilltarët për çështje gjinore, e organizuan punëtorinë e parë në vargun e tri punëtorive me zyrtaret nga Dogana e Kosovës dhe Policia Kufitare e Kosovës.

Iniciatorë për punëtorinë ishin dy personat kontaktues të EULEX-it për çështje gjinore, pas identifikimit të nevojës për mbështetjen e Doganës së Kosovës dhe të Policisë Kufitare lidhur me zhvillimin e strategjive të rekrutimit, rritjen e numrit të femrave në institucione dhe përmirësimin e pozitës së zyrtareve në Doganën e Kosovës dhe të Policisë së Kosovës.

Punëtorinë e kryesoi këshilltari i NJKÇK z. Peter Raab dhe në të u përfshinë prezantime nga dy mysafiret, znj. Kolonele Taibe Canolli nga Policia e Kosovës dhe znj. Valdete Krasniqi nga Dogana e Kosovës. Kolegët e EULEX-it kontribuuan me prezantime si edhe e ndanë praktikën evropiane nga Gjermania dhe Holanda. 

Diskutimet aktive gjatë punëtorisë prekën disa tema të cilat kryesisht theksuan nevojën për të pasur më shumë femra në institucionet e Kosovës për sundimin e ligjit. 

Të gjitha pjesëmarrëset e mirëpritën këmbimin e përvojave dhe të pikëpamjeve duke e theksuar rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit me EULEX-in për të ndihmuar në forcimin e rolit të femrave në institucionet e Kosovës. Është e domosdoshme që të ofrohet mbështetje e nevojshme për ta rritur përfaqësimin e femrave meqë kjo do ta përmirësojë ekuilibrin gjinor / etnik dhe do ta promovojë rolin e femrave si aktore në ndërtimin e paqes.

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media