Lajme

Delegacioni i policisë suedeze dhe holandeze vizitoi EULEX-in

20 mars

Më 20 mars 2024, një delegacion i policisë suedeze dhe holandeze përfundoi vizitën treditore në Kosovë.

Delegacioni u prit në Selinë e Misionit në Prishtinë nga Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, me të cilin biseduan për mbështetjen e gjatë dhe të përkushtuar të Suedisë dhe Holandës ndaj Misionit, si dhe fushat e bashkëpunimit nga perspektiva policore, duke përfshirë kontributin e tyre të rëndësishëm për Këshilltarët Policorë të EULEX-it në veri.

Gjatë vizitës së tyre, anëtarët e delegacionit u takuan me Këshilltarët Policor të EULEX-it në veri dhe u informuan nga zyrtarët lartë nga Shtylla për Mbështetje Operative, Shtylla për Monitorim dhe Divizioni i Burimeve Njerëzore lidhur me punën e Misionit për të kontribuar në sigurinë dhe stabilitetin në Kosovë. Përfaqësuesit e policisë suedeze dhe holandeze shfrytëzuan rastin dhe vizituan Mitrovicën Veriore dhe Qendrën e EULEX-it në Mitrovicë.