Lajme

NJPS e EULEX-it e shpëton një familje tre-anëtarëshe nga makina e tyre

26 nëntor 2023

Gjatë patrullimit vëzhgues në pjesën veriore të Kosovës, në orët e hershme të datës 26 nëntor, pjesëtarët e Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it e shpëtuan një çift që po udhëtonte me fëmijën e tyre 3-vjeçar, vetura e të cilëve kishte rrëshqitur dhe kishte rënë në një hendek anash rrugës.

Siguria e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë mbetet prioriteti ynë kryesor!