Lajme

Intervistat e Shefit të Misionit me Klan Kosova dhe Euronews Serbia

03 gusht 2023

Më 3 gusht, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, foli në dy intervista të ndara me Klan Kosova dhe me Euronews Serbia për rolin dhe mandatin e EULEX-it, si dhe për zhvillimet pozitive të fundit në veri të Kosovës, duke përfshirë zvogëlimin e pranisë së Policisë së Kosovës në dhe rreth ndërtesave komunale të komunave veriore.

Duke folur për Klan Kosovën, Barbano konfirmoi se EULEX-i e ka mirëpritur njoftimin fillestar për zvogëlimin prej 25% të pranisë së policisë në afërsi të ndërtesave komunale në veri të Kosovës, si dhe njoftimin për një zvogëlim të mëtejmë prej 25%, të bërë nga Drejtori i Policisë së Kosovës, për të cilin tha se është sinjal pozitiv për uljen e tensioneve.

Barbano e shpjegoi gjithashtu mandatin e Misionit, i cili është t’i mbështesë institucionet e përzgjedhura të sundimit të ligjit në rrugën e tyre drejt rritjes së efektivitetit, qëndrueshmërisë, shumë-etnicitetit dhe llogaridhënies, pa ndërhyrje politike dhe në përputhje me standardet ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe me praktikat më të mirat evropiane.

Në intervistën e tij për Euronews Serbia, Barbano e shpjegoi angazhimin e Misionit me Policinë e Kosovës në përcaktimin e detajeve teknike në lidhje me vlerësimet e përbashkëta të sigurisë që do të kryhen ndërmjet EULEX-it dhe Policisë së Kosovës, dhe sipas nevojës me KFOR-in.

Shefi i EULEX-it gjithashtu e theksoi monitorimin e fuqishëm të rasteve të përzgjedhura nga ana e Misionit, i cili e mbulon të gjithë zinxhirin e drejtësisë penale si dhe rastet gjyqësore civile, duke synuar vlerësimin e përputhshmërisë së institucioneve të Kosovës me standardet ndërkombëtare të drejtave të njeriut dhe me praktikat më të mira evropiane.

Intervistën e plotë me Klan Kosova, në gjuhën shqipe, mund ta ndiqni në: https://youtu.be/ts25wh9G0CM

Artikullin e Euronews Serbia në gjuhën serbe mund ta lexoni në: Šef Misije EULEX za Euronews Srbija: Radimo sa vlastima u Prištini na tome da se smanji prisustvo policije na severu