Lajme

EULEX-i pret për vizitë studentë nga Kolegji universitar i Amsterdamit

16 qershor 2023

Më 16 qershor, një grup prej 25 studentëve nga Kolegji universitar i Amsterdamit u pritën nga Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Studentët u informuan nga Zëdhënësja e EULEX-it, Donika Berisha Rizaj, e cila u angazhua në një diskutim interaktiv me ta rreth mandatit të Misionit. Vizitorët ishin shumë kureshtarë të mësonin më shumë për rolin e Misionit si reagues i dytë i sigurisë, punës së tij në Institutin e Mjekësisë Ligjore, aktivitetet e EULEX-it që kanë për qëllim luftimin e dhunës në baza gjinore dhe monitorimin e thuktë të Misionit të tërë zinxhirit të drejtësisë penale. Pas pyetjeve rreth mundësive për zhvillim të karrierës dhe punës praktike në Mision, studentët u inkurajuan që të aplikonin për programin ndërkombëtar të praktikës, i cili ofron mundësi unike për zhvillim të karrierës dhe rrjetëzim të profesionistëve të rinj.