Lajme

Njëmbëdhjetë xhandarë të Njësisë Policore të Specializuar Rezervë të EULEX-it dislokohen në shtetet e tyre

14 qershor 2023

Më 14 qershor, dhjetë zyrtarë lituanezë dhe një karabinier italian nga Njësia Policore e Specializuar Rezervë (NJPSR) e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) u larguan nga Kosova dhe u dislokuan në shtetet e tyre përkatëse. Pas largimit të tyre, NJPSR e EULEX-it tani përbëhet prej 23 karabinierëve italianë.

Këta njëmbëdhjetë xhandarë ishin dislokuar në Kosovë për një përforcim të përkohshëm të kapaciteteve të Njësisë Policore të Specializuar të EULEX-it (NJPS), e cila përbëhet prej 105 zyrtarëve policorë polakë, me qëllim të përgjigjes ndaj nevojave të Misionit për forca shtesë në teren për t’i ofruar homologëve nga Kosova mbështetje më të mirë, sipas kërkesës dhe nevojës. NJPS e EULEX-it është reaguesi i dytë i Kosovës për siguri, si pjesë e një mekanizmi treshtresor të reaguesve të sigurisë, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i është reaguesi i dytë, dhe NATO/KFOR reaguesi i tretë.