Lajme

Emërohet Shefi i ri i Misionit EULEX Kosovo

13 qershor 2023

Kjo deklaratë për shtyp është lëshuar më 13 qershor nga Këshilli.
Linku për versionin origjinal:

https://www.consilium.europa.eu/en/press/press-releases/2023/06/13/new-head-of-mission-appointed-for-eulex-kosovo/?fbclid=IwAR2lAT9c7j09xTi8S-LiJM0CN27yyUPiiuxMDB98kwYXPR_CXzYGsFBtQvo

Këshilli emëroi sot Shefin e ri të Misionit (SHM) për Misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë* (EULEX Kosovo).

Z. Giovanni Pietro Barbano do ta zëvendësojë z. Lars-Gunnar Wigemark si SHM. Z. Barbano është Gjeneral Major në Karabinierinë e Italisë dhe Drejtor aktual i Qendrës së Ekselencës për Njësitet Policore të Stabilitetit në Vicenza, Itali. Mandati i tij si Shef i EULEX-it në Kosovë do të zgjasë nga 26 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025.

Vendimi për emërimin e z. Barbano u mor nga vendet anëtare të BE-së në Komitetin për Politikë dhe Siguri (KPS).

Për më tepër, Këshilli së fundi e vazhdoi mandatin e këtij misioni deri më 14 qershor 2025 dhe në përputhje me rishikimin e fundit strategjik të EULEX-it në Kosovë, vendosi që, përveç vazhdimit të zbatimit të detyrave të tij, misioni do t’i ndihmojë autoritetet ligjzbatuese të Kosovës për zhvillimin e kapaciteteve të tyre për të shkëmbyer informacione me homologët rajonalë dhe ndërkombëtarë në fushën e ndihmës juridike dhe bashkëpunimit në çështjet penale.

* Ky emërtim nuk paragjykon qëndrimet ndaj statusit dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të KS të OKB dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.