Lajme

EULEX-i shënon Ditën Ndërkombëtare për Përfundimin e Mosndëshkimit të Krimeve kundër Gazetarëve

02 nëntor 2022

Në Ditën Ndërkombëtare për Përfundimin e Mosndëshkimit të Krimeve kundër Gazetarëve, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) iu del në mbështetje gazetarëve që rrezikojnë sigurinë e vetes së tyre për të vërtetën.

Përmes monitorimit të thuktë të sistemit të drejtësisë së Kosovës, Misioni është duke monitoruar raste të krimeve të kryera kundër gazetarëve. Duke u bazuar në gjetjet nga aktiviteti i monitorimit, EULEX-i u bën thirrje institucioneve kosovare të sundimit të ligjit që të përmirësojnë trajtimin e këtyre rasteve.

Në veçanti, Misioni rekomandon që: institucionet e drejtësisë penale duhet t’i prioritizojnë rastet e sulmeve kundër gazetarëve; sistemi i koordinimit brenda këtyre institucioneve duhet të fuqizohet për të siguruar mbledhjen e të dhënave përkatëse të këtyre rasteve; gjykatat duhet të japin arsyetim për motivin e krimit dhe se si ky faktor peshohet kundrejt rrethanave të tjera në përcaktimin e dënimit.