Lajme

EULEX-i i dhuron një automjet dhe pajisje TI-së Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme

31 mars 2022

Më 29 mars, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) i ka dhuruar një automjet dhe pajisje TI-së Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme. Ky donacion u bë në objektin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) në prani të Shefit të Njësisë së EULEX-it për Monitorimin e Rasteve, Hubert Van eck Koster dhe Drejtorit të Sekretariatit të KGJK-së, Shkëlzen Maliqi.

 Hubert Van eck Koster tha se ky donacion është rezultat i bashkëpunimit të mirë ndërmjet EULEX-it dhe institucioneve të drejtësisë së Kosovës, ndërsa Maliqi e falënderoi EULEX-in për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë sistemit gjyqësor.