Fillimi  BreadCrumbTrailer Zyra për Komunikim dhe Media  BreadCrumbTrailerLajme  BreadCrumbTrailerMa thuaj me kohë – EULEX-i i shënon 16 ditë...

Ma thuaj me kohë – EULEX-i i shënon 16 ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore

25 nëntor 2019

Sot, më 25 nëntor, shënohet Dita ndërkombëtare për eliminimin e dhunës kundër femrave dhe fillimi i fushatës “16 Ditë të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”, e cila përfundon më 10 dhjetor, Dita e të drejtave të njeriut.

Gjatë këtyre 16 ditëve të aktivizmit, EULEX-i do t’i realizojë një varg aktivitetesh për ngritjen e vetëdijesimit publik rreth dhunës në baza gjinore dhe për mobilizimin e një audience sa më të gjerë për të avokuar lidhur me këtë kauzë.

Një prej aktiviteteve simbolike të cilat do t’i zbatojë EULEX-i është ndriçimi i selisë së tij me ngjyrë portokalli.

Përveç kësaj, EULEX-i, së bashku me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Policinë e Kosovës, do ta vazhdojë fushatën e tij “Ma thuaj me kohë” nëpërmjet internetit dhe jashtë tij për rëndësinë e ruajtjes së provave biologjike në rastet e dhunës seksuale.

EULEX-i, gjithashtu, do t’i mbështesë një numër të aktiviteteve sensibilizuese të realizuara nga OJQ “Women’s Rights” me synim ngritjen e vetëdijesimit për dhunën në baza gjinore dhe për mënyrat e ndalimit të saj.

Në fund, por jo për nga rëndësia, personeli i EULEX-it do të marrin pjesë në një numër të aktiviteteve të organizuara nga anëtarët e Grupit për Siguri dhe Çështje Gjinore (GSGJ), i cili përbëhet nga institucionet e Kosovës, organizata të shoqërisë civile dhe agjenci dhe misione ndërkombëtare, përfshirë EULEX-in.
 

Prapa

Zyra për Komunikim dhe Media