Lajme

EULEX-i mbështetë paradën e krenarisë 'Për kon t’rreh zemra' në Prishtinë

10 tetor 2019

EULEX-i prapë tregoi përkushtimin për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave lezbik, gej,  biseksual, transgjinor dhe ndërseksual (LGBTI), duke marrë pjesë në paradën e krenarisë të mbajtur sot në Prishtinë me moton "Për kon t’rreh zemra".

Zëvendësshefi i Shtyllës së Operacioneve në EULEX Christian Wessman mori pjesë në këtë organizim së bashku me punonjës të tjerë të EULEX-it për të ritheksuar mbështetjen e EULEX-it për trajtim të barabartë dhe respektim të komunitetit LGBTI, meqë secili, pavarësisht orientimit seksual, duhet të jetë i lirë të jetojë pa paragjykime dhe diskriminim.

Parimi i mosdiskriminimit është një prej vlerave themelore të Bashkimit Evropian, dhe ky parim është edhe frymëzim për aktivitetet e Misionit EULEX në mbështetje të agjencive të Kosovës për sundimin e ligjit.

Të drejtat e komunitetit LGBTI janë të garantuara në kornizën ligjore të BE-së, meqë BE-ja është e përkushtuar për luftimin e diskriminimit në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor. Në nenin 21 të Kartës së BE-së për të Drejtat Themelore përcaktohet se "çdo diskriminim në bazë të aspekteve siç është orientimi seksual është i ndaluar.”