Komunikata për Shtyp

Komunikata për Shtyp

EULEX dhuron donacion për Shërbimin Korrektues të Kosovës

24 shtator 2021

Kjo komunikatë për shtyp është lëshuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës

Prishtinë, 23 shtator 2021 - Sot, Shërbimi Korrektues i Kosovës në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që gëzon tash e disa vite me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit - EULEX, ka pranuar donacion, tri vetura Nissan, kompjuter, UPS, ruter,  printer, skaner, radiolidhje, telefona mobil, GPS, dylbi, llamba elektrike dore dhe tavolina.

Gjatë ceremonisë, Zëvendësuesi i Drejtorit të Përgjithshëm të SHKK-së, Ali Gashi,  falënderoi EULEX-in për ndihmën dhe përkrahjen që po i bënë SHKK-së. Ai tha se ky donacion përveçse do të kontribuojë në rritjen e efikasitetit dhe lehtësimin e punës së SHKK-së, do të kontribuojë edhe në rritjen e sigurisë nëpër të gjitha institucionet korrektuese.

Shefi i EULEX-it,  Lars-Gunnar Wigemark,  tha se ky mision ndodhet në Kosovë për të përkrahur institucionet për sundimin e ligjit, pjesë e së cilave është edhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.  Ai shprehu besimin se ky donacion do t’i rrisë kapacitetet e SHKK-së në  përmbushjen e detyrave  dhe përgjegjësisë së saj.

Këto pajisje do të shfrytëzohen nga qendrat e paraburgimit dhe qendrat korrektuese.