EULEX-i
është i përkushtuar që në zbatimin e mandatit të tij të aplikohet qasje e
bazuar në të drejtat e njeriut dhe kujdes i duhur ndaj të drejtave të njeriut.
Të
drejtat e njeriut janë universale, të patjetërsueshme, të pandashme dhe të
ndërvarura. Ato janë të qenësishme për të gjitha qeniet njerëzore, pavarësisht
shtetësisë, gjinisë, racës, prejardhjes etnike, religjionit, gjuhës, apo çfarëdo
karakteristike apo statusi tjetër. Ato nënkuptojnë të drejta specifike për
individë dhe detyrime korresponduese për autoritetet kompetente.
EULEX-i
i mbështetë institucionet e sundimit të ligjit në Kosovë për përputhshmëri me
detyrimet e tyre për të drejtat e njeriut drejt të gjithëve, pa diskriminim.
Në
pajtueshmëri me mandatin aktual të tij, të drejtat e njeriut në fokus të
EULEX-it janë: e drejta për gjykim të drejtë, e drejta për liri, e drejta për
siguri, e drejta për të qenë i lirë nga tortura dhe keqtrajtimi, e drejta për
pronë, e drejta për mosdiskriminim, e drejta për të qenë i lirë nga dhuna në
bazë gjinore, e drejta për drejtësi për viktimat e krimeve nga e drejta
ndërkombëtare, të drejtat e të burgosurve dhe personave në sprovim, të drejtat
e fëmijëve në drejtësinë për të mitur, dhe e drejta familjarëve të personave të
zhdukur për të ditur të vërtetën.
EULEX-i
monitoron zinxhirin e plotë të drejtësisë, në nivel të policisë, prokurorisë,
dhe të gjykatës, për vlerësimin e përputhshmërisë së autoriteteve me detyrimet
e tyre përkatëse për të drejtat e njeriut. Përmes monitorimit, ne identifikojmë
mangësi dhe zhvillojmë rekomandime dhe këshilla për t’u mundësuar autoriteteve
adresimin efektiv të mangësive të identifikuara.
EULEX-i
është reaguesi i dytë i sigurisë, në vijë me mekanizmin trinivelësh të sigurisë
të Kosovës, ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX-i
është reaguesi i dytë, dhe KFOR-i është reaguesi i tretë i sigurisë. Si reagues
i dytë i sigurisë, Misioni kontribuon për mbrojtjen e të drejtave për siguri,
jetë dhe pronë, të të gjitha komuniteteve.
EULEX-i
ka këshilltar ndërkombëtar për të drejtat e njeriut i angazhuar me orar të
plotë, i cili ofron këshilla strategjike dhe operacionale për përfshirjen e
perspektivës të të drejtave të njeriut dhe kujdesin e duhur ndaj të drejtave të
njeriut në zbatimin e mandatit të Misionit. Këshilltari po ashtu kontribuon për
dokumentacionin dhe raportet e Misionit si dhe për trajnimin e stafit për çështjet
e të drejtave të njeriut; ai/ajo zhvillon ndërlidhje me institucionet e Kosovës,
organizatat e shoqërisë civile dhe organizatat ndërkombëtare.
Pikët
e kontaktit për të drejtat e fëmijëve janë pjesëtarët e Misionit EULEX, të
caktuar për mundësimin e përfshirjes së perspektivës të të drejtave të fëmijëve
në punën e njësive përkatëse të tyre.
EULEX-i
është i përkushtuar që në zbatimin e mandatit të
tij të aplikojë Agjendën për gratë, paqen dhe sigurinë (GPS) - instrument esencial për të siguruar që të
drejtat, veprimi dhe mbrojtja e grave dhe vajzave të merren parasysh dhe të ruhen
në çdo kohë. EULEX-i promovon në mënyrë aktive Agjendën GPS dhe parimet e
planit të veprimit të BE-së me efekte konkrete në praktikë. Përmes përfshirjes sistematike të perspektivës
gjinore, Misioni ndihmon për krijimin e mundësive për politika dhe veprime
gjinore transformuese, duke këshilluar dhe trajnuar homologët vendas në lidhje
me standardet ndërkombëtare, si dhe për promovimin e reagimeve ndaj trajtimit
të dhunës seksuale dhe në bazë gjinore duke e vendosur viktimën në qendër. Zbatimi
i ndërtimit të besimit mes akterëve të sigurisë dhe popullatës vendase si formë
thelbësore për sigurimin e barazisë gjinore, EULEX-i përkushtohet për
promovimin e pjesëmarrjes dhe fuqizimit kuptimplotë të grave përmes angazhimit
aktiv me shoqërinë civile dhe organizatat e grave në proceset reformuese të
sektorit të sigurisë dhe gjyqësorit.
EULEX-i
qëndron i përkushtuar për promovimin e barazisë gjinore përmes angazhimeve të
udhëhequra nga Kosova të projektuara për fuqizimin e pronësisë vendase dhe
qëndrueshmërinë e reformave me konsideratë ndaj çështjeve gjinore përmes: luftimit
dhe parandalimit të dhunës seksuale dhe në bazë gjinore, fuqizimit të grave në
institucione të sigurisë, përmes përfshirjes së perspektivës gjinore dhe
parandalimit dhe përmes udhëheqjes shembullore.
Luftimi
dhe parandalimi i dhunës seksuale dhe i dhunës në bazë gjinore
Dhuna
në bazë gjinore është formë e dhunës e drejtuar ndaj një personi për shkak të
gjinisë së atij personi, apo formë e dhunës që prekë persona të një gjinie të
caktuar në mënyrë joproporcionale.
Dhuna
në bazë gjinore mund të prekë çdokënd. Dhuna në familje mund të jetë e drejtuar
ndaj grave, burrave apo fëmijëve. Megjithatë, dhuna në bazë gjinore prekë në
mënyrë jopropocionale gratë dhe vajzat ngase ajo është e rrënjosur në
pabarazitë gjinore dhe raportet e fuqisë të pabarabartë.
Dhuna
në bazë gjinore mund të jetë fizike, psikologjike, socio-ekonomike dhe
seksuale. Ajo mund të jetë në forma të shumta; dhunë në familje, dhunë verbale,
dhunim, ngacmim seksual, ngacmim në internet, mizogjini në internet, gjymtim
gjenital i femrave, dhe vrasje.
EULEX-i
qëndron plotësisht i përkushtuar t’i mbështesë institucionet dhe të gjitha
komunitetet e Kosovës në punën dhe angazhimet e tyre drejt çrrënjosjes së të
gjitha formave të dhunës në bazë gjinore në Kosovë.
Në
këtë drejtim, ne punojmë së bashku me institucionet vendase dhe shoqërinë
civile drejt parandalimit dhe trajtimit të rasteve të dhunës seksuale dhe në
bazë gjinore.
Përmes
ekspertizës sonë, ne mbështesim ndryshime legjislative dhe të politikave, duke
avancuar renditjen kornizës së Kosovës krah standardeve të Konventës së
Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe
dhunës në familje (e njohur edhe si Konventa e Stambollit).
Ne
ndihmojmë në fuqizimin e mekanizmave të parandalimit dhe raportimit përmes
fushatave sensibilizuese të organizuara në bashkëpunim me institucionet e
Kosovës dhe shoqërinë civile.
Ne
monitorojmë raste dhe nxjerrim rekomandime me qëllim të përmirësimit të trajtimit
të rasteve të dhunës në bazë gjinore nga ana e policisë, prokurorëve dhe
gjyqtarëve, shpesh të përcjella me aktivitete/trajnime për ngritje të
kapaciteteve.
EULEX-i
gjithashtu siguron që rregulloret dhe aktivitetet e tij të projektohen në
përputhshmëri me standardet për barazi gjinore të njohura ndërkombëtarisht.
Ndërsa menaxhmenti i Misionit ka përgjegjësinë e përgjithshme për përfshirjen e
perspektivës gjinore, i tërë stafi ka obligim të merr parasysh perspektivën
gjinore gjatë ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive të tyre.
EULEX-i
është po ashtu i angazhuar në avokime të vazhdueshme për përfaqësim të shtuar
të grave në sektorin e sigurisë, duke siguruar përfshirjen e tyre aktive në
formësimin e politikave dhe vendimmarrjes, dhe në fuqizimin e mekanizmave të
ofruesve të shërbimeve për reflektim më të mirë të nevojave të komuniteteve të
ndryshme.
EULEX-i
ka këshilltar ndërkombëtar për çështje gjinore i angazhuar me orar të plotë, i
cili ofron këshilla strategjike për përfshirjen e perspektivës gjinore në
zbatimin e mandatit të Misionit. Këshilltari jep kontribut në hartimin e dokumentacionit
dhe raporteve të Misionit, si dhe të legjislacionit përkatës. Ai/ajo po ashtu
mbështetë zbatimin e mekanizmave në lidhje me barazinë gjinore dhe të drejtat e
grave në fushën e sundimit të ligjit. Përveç kësaj, këshilltari kryen hulumtime
dhe analiza, përgatitë dhe mbanë kurse të trajnimeve për çështje gjinore, dhe zhvillon
ndërlidhje me institucionet e Kosovës, organizatat e shoqërisë civile dhe
organizatat ndërkombëtare. Këshilltari për çështje gjinore asistohet nga
pikët e kontaktit për çështje gjinore dhe punon ngushtë me monitoruesin kryesor
tematik për dhunën në bazë gjinore.
Pikët e kontaktit për çështje gjinore janë pjesëtarët e Misionit EULEX, të caktuar për mundësimin e përfshirjes së perspektivës gjinore dhe integrimin e perspektivës gjinore në punën e zyrave përkatëse të tyre. Aktivitetet e tyre për përfshirjen e perspektivës gjinore mbulojnë punën e brendshme si dhe të jashtme të Misionit.