Lajme

Në Ditën Evropiane për Mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual, EULEX-i bën thirrje për thyerjen e heshtjes dhe mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

18 nëntor

Abuzimi seksual i fëmijëve lulëzon në heshtje, stigmatizim dhe mohim.

Më 18 nëntor 2026, në Ditën Evropiane për Mbrojtjen e fëmijëve nga shfrytëzimi seksual dhe abuzimi seksual, Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) iu bashkua Bashkimit Evropian në Kosovë dhe UNICEF-it në Kosovë në thirrjen për veprim për ta thyer heshtjen duke rritur vetëdijesimin e fëmijëve për të drejtat e tyre, duke u ndihmuar atyre që t'i kuptojnë kufijtë personalë dhe duke siguruar mekanizma të sigurt, të qasshëm, të përshtatshëm për moshën dhe konfidencial për raportimin e abuzimit dhe për kërkimin e ndihmës.

Mirëpo, thyerja e heshtjes është vetëm hapi i parë. Institucionet duhet të jenë të gatshme të dëgjojnë, të përgjigjen dhe të veprojnë përmes koordinimit më të fuqishëm dhe shërbimeve miqësore për fëmijët, të cilat marrin parasysh ndikimin e traumës, parandalojnë dëmtimin e mëtejshëm dhe e mbështesin rimëkëmbjen.

EULEX-i vazhdon të jetë i përkushtuar për t'i mbështetur institucionet e Kosovës në forcimin e parandalimit, llogaridhënies së kryerësve të abuzimit dhe qasjes në shërbime cilësore.

Çdo fëmijë meriton të rritet në siguri dhe me dinjitet. Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi është përgjegjësia jonë e përbashkët.