Lajme

EULEX-i Informon Komitetin për Politika të Operacioneve të NATO-s

17 nëntor

Më 17 nëntor 2026, me rastin e vizitës së Komitetit për Politika të Operacioneve të NATO-s, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, pati mundësinë t'i informojë anëtarët e Komitetit për bashkëpunimin e zgjeruar ndërmjet EULEX-it dhe misionit KFOR të udhëhequr nga NATO-ja.

Gjatë këtij informimi, Lopes theksoi rëndësinë e forcimit të koordinimit ndërmjet EULEX-it, KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në kuadër të mekanizmit të reaguesve të sigurisë me tre nivele, në kuadër të infrastrukturës ekzistuese të sigurisë në Kosovë.