Lajme

Shefi i Misionit EULEX takon Kryetaren e Kuvendit

10 nëntor

Më 10 nëntor 2026, Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX), Antero Lopes, zhvilloi një bashkëbisedim kuptimplotë me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Gjatë bashkëbisedimit me Kryetaren e Kuvendit, Haxhiu, Lopes theksoi angazhimin e vazhdueshëm të EULEX-it me institucionet e Kosovës për mbështetjen e sundimit të ligjit, përfshirë intensifikimin e parandalimit dhe reagimit ndaj dhunës seksuale dhe dhunës në baza gjinore, për interesin e të gjitha komuniteteve dhe çdo individi.